Partizani Femra me fitore bindëse në rikthimin e kampionatit

Partizani Femra me fitore bindëse në rikthimin e kampionatit

Kampionati i femrave u rikthye këtë fundjavë pas angazhimeve të ndeshjeve të Kombëtares në UEFA Nations League, ku skuadra jonë u përfaqësua nga Nora Dedgjonaj me ngjyrat kuqezi dhe Andreou Thekla për Qipron.

Të dielën, në Plug të Lushnjës, Partizani i drejtuar nga Aurora Seranaj u përball me skuadrën vendase të Lushnjës në një ndeshje që nisi me një surprizë. Vendaset kaluan në avantazh në minutën e 16-të, por ky gol vetëm sa ndezi skuadrën e kuqe, e cila reagoi furishëm duke shënuar plot 10 herë në portën kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-1, falë një tregolëshi të Thalitas dhe një goli nga Mema. Në fraksionin e dytë, Partizani vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke shënuar edhe 6 herë të tjera. Kadriu realizoi një tregolësh, ndërsa nga një gol shtuan Mema dhe Metalla.

Me këtë fitore, vajzat e Partizanit ruajnë pozitat në vendin e katërt me 20 pikë dhe një ndeshje më pak, duke synuar një ngjitje më lart për fazën “Final Four”.