Partizani barazon në Laç në javën e 23-të të Abissnet Superiores

Partizani barazon në Laç, polemika për një penallti

Partizani ka regjistruar një tjetër barazim në javën e 23-të të Abissnet Superiores, duke ndalur në një rezultat pa gola (0-0) ndaj Laçit në transfertë. Ndeshja u karakterizua nga dyluftime të forta mes dy skuadrave, me shumë luftë në mesfushë dhe pak raste të rrezikshme për shënim.

Episodi më i diskutueshëm i sfidës erdhi në minutën e 41-të, kur Bintsouka u pengua në zonë nga Opeh. Futbollistët e Partizanit kërkuan penallti, por gjyqtari Bastari lejoi vazhdimin e lojës, ndërsa sistemi VAR, që nuk funksionoi deri në minutën e 70-të, nuk mundi ta rishikonte këtë moment.

Si për fat të keq, kjo situatë po përsëritet për Partizanin, i cili prej 23 javësh nuk ka marrë asnjë penallti në favor .

Me rrjeta të paprekura dhe nga një pikë të ndarë mes dy skuadrave, Partizani dhe Laçi do të rikthehen sërish në mesjavë për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet po në stadiumin e Laçit.