PARTIZANI B SHKËLQEN NË JUGLINDJE – FITORE ME GOLEADË NDAJ DEVOLLIT

KATEGORIA E DYTË | JAVA 14

 

PARTIZANI B SHKËLQEN NË JUGLINDJE – FITORE ME GOLEADË NDAJ DEVOLLITIT

 

 

Partizani B dhuron spektakël në juglindje dhe merr një fitore bindëse 1-6 ndaj Devollit , duke vijuar me hap të sigurt në ndjekje të skuadrave kryesuese në javën e 14-të.

 

Të kuqtë e drejtuar nga Ergys Luga e nisën takimin me personalitet dhe ritëm të lartë, duke e zgjidhur praktikisht që në pjesën e parë. Ishte Marselo Gjuzi ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të me një aksion individual model, ndërsa Goga dyfishoi shifrat me kokë pas një krosimi të saktë në zonë.

 

Për të tretin mendoi kapiteni Fernando Ndrejaj me një goditje potente nga distanca, ndërsa Besar Gudjufi vulosi pjesën e parë perfekte me golin e katërt për 0-4.

 

Në pjesën e dytë, Partizani B administroi lojën me qetësi, duke dhënë minuta edhe për elementët e rinj. Jurgen Ruçaj bëri debutimin me fanellën e kuqe, ndërsa Orgest Hidri realizoi golin e pestë në minutën e 68-të. Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 81 , por të kuqtë nuk u ndalën dhe vulosën rezultatin me golin e gjashtë nga Muhanad Mando , duke mbyllur një paraqitje dominuese.

 

Me këtë sukses, Partizani B ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje, duke qëndruar pranë kreut dhe në garë të plotë për objektivat e sezonit.