Partizani B rikthehet në fushë këtë të shtunë, në orën 13:30, për të zhvilluar takimin e javës së tretë të Kategorisë së Dytë ndaj Eagle Football Academy, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Skuadra e drejtuar nga Alfred Deliallisi synon fitoren e parë sezonale, pas barazimit ndaj Luzit të Vogël dhe humbjes në transfertë ndaj Shirokës.
Të kuqtë kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të siguruar tri pikët e para në kampionat.
Ky takim do të transmetohet live në Partizani Channel




















