Pas barazimit pa gola ndaj Luzit të Vogël në javën hapëse të kampionatit, Partizani B është gati për një tjetër transfertë. Këtë herë, skuadra e drejtuar nga Alfred Deliallisi udhëton drejt Shkodrës, ku të shtunën do të përballet me KF Shiroka, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë së Dytë.
Nga njëri skaj në tjetrin, të kuqtë vijojnë një start sezoni të karakterizuar nga transfertat. Pas pikës së marrë në Luz të Vogël, objektivi tashmë është fitorja e parë dhe marrja e tri pikëve që do t’i jepnin skuadrës vazhdimësinë e duhur në këtë fillim kampionati.
Përballë do të jetë KF Shiroka, ndërsa Partizani B udhëton drejt Shkodrës me synimin për të dhënë një tjetër paraqitje pozitive dhe për t’u rikthyer në Tiranë me rezultatin maksimal.
KF Shiroka – Partizani B luhet të shtunën, në orën 15:00, në stadiumin “Reshit Rusi”, për javën e dytë të sezonit 2026–2027.



















