Partizani B mëson kundërshtarët në Kategorinë e Dytë, sezoni 2026/27

Partizani B mëson kundërshtarët në Kategorinë e Dytë, sezoni 2026/27

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar zyrtarisht përbërjen e grupeve të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.

Partizani B do të garojë në Grupin A, ku do të përballet me Lushnjën, Shirokën, Erzenin, Tërbunin, Luzi 2008, Veleçikun, Naftëtarin, Gramshin, Basanian, Vllaznia B dhe Eagle Football.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alfred Deliallisi do ta nisë sezonin me objektiva të qarta. Krahas misionit për të menaxhuar dhe zhvilluar talentet e Akademisë Partizani, duke i përgatitur për të fituar një vend në ekipin e parë, një nga synimet kryesore të skuadrës do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë.

Partizani B do të synojë të ndërthurë rezultatet sportive me zhvillimin e futbollistëve të rinj, duke krijuar një urë të fortë mes Akademisë dhe ekipit të parë. Sezoni 2026/27 pritet të jetë një sfidë e rëndësishme, ku skuadra e kuqe do të luftojë për objektivat e saj në çdo ndeshje.