PARTIZANI B MËSON KALENDARIN E SEZONIT 2026/27
Partizani B ka mësuar kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ri futbollistik 2026/27 në Kategorinë e Dytë.
Skuadra e drejtuar nga Alfred Deliallisi do të garojë në Grupin A, ndërsa në javën e parë do ta nisë kampionatin në transfertë ndaj Luzi 2008.
Në javën e dytë, të kuqtë do të përballen sërish në transfertë, këtë herë me FC Shirokën, ndërsa në javën e tretë Partizani B do të luajë në shtëpi ndaj Eagle FA.
Më pas, kalendari vijon me transfertën ndaj Gramshit në javën e katërt, ndërsa në javën e pestë Partizani B pret Tërbunin.
Në javën e gjashtë, të kuqtë udhëtojnë përballë Veleçikut, ndërsa java e shtatë sjell në program përballjen Partizani B – Erzeni.
Java e tetë rezervon transfertën ndaj Lushnjës, ndërsa në javën e nëntë Partizani B përballet në shtëpi me Vllaznia B.
Në javën e dhjetë, skuadra e Deliallisit udhëton ndaj Naftëtarit, ndërsa faza e parë e kalendarit mbyllet në shtëpi, me përballjen ndaj Basania në javën e 11-të.
KALENDARI I PARTIZANI B
Java 1: Luzi 2008 – Partizani B
Java 2: FC Shiroka – Partizani B
Java 3: Partizani B – Eagle FA
Java 4: FK Gramshi – Partizani B
Java 5: Partizani B – KF Tërbuni
Java 6: KF Veleçiku – Partizani B
Java 7: Partizani B – KF Erzeni
Java 8: KF Lushnja – Partizani B
Java 9: Partizani B – Vllaznia B
Java 10: KF Naftëtari – Partizani B
Java 11: Partizani B – KF Basania
Me objektivin për ngjitjen në Kategorinë e Parë, Partizani B do të nisë një sezon të ri ku krahas rezultateve sportive do të vijojë edhe puna për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe përgatitjen e tyre për ekipin e parë.



















