Partizani B mbyll fazën e rregullt në vendin e dytë – pret Albetrolin në play-off
Java e fundit e Kategorisë së Tretë solli humbjen e dytë sezonale për ekipin e Partizanit B, të drejtuar nga trajneri Renaldo Kalari. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 në transfertë ndaj Eagle FA, në një sfidë që vendosi fatin e vendit të parë në grup.
Kjo humbje i privoi të kuqtë nga sigurimi i menjëhershëm i një bilete për në Kategorinë e Dytë, duke i renditur përfundimisht në vendin e dytë të klasifikimit, pavarësisht se kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tashmë, Partizani B do ta kërkojë ngjitjen në një përballje vendimtare play-off ndaj Albetrolit, që do të zhvillohet më 14 prill në stadiumin e Vorës në orën 15:00 . Një sfidë ku të rinjtë e kuq do të tentojnë të mbyllin me sukses një sezon me bilanc pozitiv.