Njoftim Zyrtar 

🔴 Njoftim Zyrtar 

Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollisten Leonora Dedgjonaj, pas pesë sezoneve me fanellën e kuqe.

 

Gjatë këtyre viteve, Leonora ka qenë një nga lojtaret më të rëndësishme të skuadrës së femrave, duke zhvilluar mbi 100 ndeshje zyrtare dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj . Me përkushtim, profesionalizëm dhe pasion, Nora ka qenë shembull për shoqet e skuadrës .

 

Klubi i Futbollit Partizani e falënderon përzemërsisht Leonora Dedgjonajn për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së saj sportive.

 

Faleminderit, Leonora Dedgjonaj !

 

#FKPartizani #FutbolliFemra #fkpartizanifemra #LeonoraDedgjonaj #faleminderitnora