Një tjetër talent i kuq në Kombëtare 🇦🇱 : Fabio Hyseni grumbullohet me U-16

Një tjetër talent i kuq në Kombëtare 🇦🇱 : Fabio Hyseni grumbullohet me U-16

Një tjetër talent i Akademisë Partizani ka marrë ftesë nga ekipet kombëtare të moshave. Futbollisti i Partizanit, Fabio Hyseni, është përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares Shqiptare U-16 për të qenë pjesë e grumbullimit kuqezi në kuadër të ndeshjeve miqësore ndaj Bullgarisë.

 

Kombëtarja U-16 e drejtuar nga Armand Dama do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Shqipëri kundër Bullgarisë gjatë periudhës 2 – 8 qershor 2026, ndërsa Fabio do të ketë mundësinë të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij në arenën ndërkombëtare.

 

Ftesa në Kombëtare vjen si rezultat i paraqitjeve pozitive dhe progresit të vazhdueshëm të Hysenit me Akademinë Partizani, duke konfirmuar edhe një herë cilësinë e punës që zhvillohet me talentet e reja në klub.

 

Klubi i Futbollit Partizani i uron Fabio Hysenit shumë suksese me fanellën e Kombëtares dhe një eksperiencë sa më të suksesshme në këto ndeshje miqësore.

 

🔴⚫🇦🇱

 

#Partizani #AkademiaPartizani #KombetarjaU16 #FabioHyseni #ListaKuqezi