MIQËSORE | PARTIZANI B – NACKA FC 2:0

MIQËSORE | PARTIZANI B – NACKA FC 2:0

 

Partizani B shfrytëzon pauzën e javës me një fitore ndaj FC Nacka.

Të kuqtë e drejtuar nga Ergys Luga zhvilluan një test miqësor përballë skuadrës suedeze Nacka FC , duke triumfuar me rezultatin 2-0 në një ndeshje që shërbeu për të ruajtur ritmin dhe për të mbajtur skuadrën në formë gjatë kësaj jave pauze.

Stafi teknik përfitoi nga kjo sfidë për të aktivizuar edhe elementë të rinj, ku debutuan me fanellën e kuqe Jamie nga akademia e Burnley dhe Kumani, i ardhur nga Erzeni.

Golat për Partizanin B u realizuan nga Herdi Balla dhe Nebi Qokthi, duke vulosur një paraqitje pozitive në këtë përballje.

Pas këtij testi, vëmendja kalon sërish te kampionati në një sfidë të nxehtë , ku në fundjavë Partizani B do të përballet me Orikun.