MIQËSORE | PARTIZANI B – EGNATIA B 2:0
⚽ Kokomani
⚽ Hasanas
Partizani B vijon me ritëm të lartë përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik. Të kuqtë zhvilluan një tjetër takim miqësor në Shtëpinë e Futbollit, këtë herë përballë Egnatia B, në një test të vlefshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alfred Deliallisi.
Partizani B e kontrolloi takimin që në minutat e para, duke qarkulluar mirë topin dhe duke krijuar disa mundësi të rrezikshme përpara portës kundërshtare.
Avantazhi i të kuqve erdhi pas një aksioni të mirë, me Enea Kokomanin që goditi bukur nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke zhbllokuar sfidën.
Partizani nuk u mjaftua me avantazhin minimal dhe vijoi të kërkonte golin e dytë. Presioni i të kuqve u shpërblye sërish, me Jori Hasanajn që u tregua i qetë përpara portës dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin e Partizanit.
2-0, një rezultat që do të mbetej i pandryshuar deri në fund të takimit.
Edhe pse të kuqtë patën mundësi të shënonin më shumë, duke krijuar raste të shumta gjatë të dyja pjesëve, rezultati përfundimtar mbeti në shifrat 2-0.
Një test pozitiv për Partizani B, që po vijon punën për konsolidimin e grupit dhe po përgatitet për një sezon të rëndësishëm, me objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa njëkohësisht synohet zhvillimi i talenteve dhe përgatitja e tyre për një vend në skuadrën e parë.
Formacioni i Partizanit B
Babe në portë; Qamili, Bakalli, Mashi, Shpuza; Kokomani, Banushi, Hasanaj, Qokthi; Frenkli, Goga.
U aktivizuan në pjesën e dytë
Cara, Gjuzi, Diallo, Vlashi, Nela, Çupi, Rrenga, Muça, Maloku, Stafuka, Osmani, Mwangalalo, Topalli.
#partizanib #fkpartizani #perjetmetypartizan



















