FLORIAN RISTANI, NJË TJETËR ARRITJE PROFESIONALE !
Trajneri i portierëve të Akademisë Partizani pajiset me licencën prestigjioze “UEFA A Goalkeeper”!
Një tjetër lajm pozitiv për Akademinë Partizani, këtë herë jashtë fushës së blertë, por me një rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe të ardhmen e saj.
Florian Ristani, trajneri i portierëve në Akademinë tonë, ka përfunduar me sukses procesin e kualifikimit, duke u pajisur me licencën “UEFA A Goalkeeper”, niveli më i lartë i certifikimit për trajnerët e portierëve.
Ky kualifikim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale, por njëkohësisht edhe një vlerë të shtuar për strukturat teknike të Akademisë Partizani, ku përgatitja dhe zhvillimi i brezave të rinj mbeten prioritete të vazhdueshme.
Akademia Partizani përgëzon Florian Ristanin për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në misionin e tij për përgatitjen e portierëve të së ardhmes!
#akademiapartizani #gkcoach



















