Konferenca për shtyp e trajnerit Orges Shehi në prag të takimit të kthimit ndaj Marsaxlokk

Si e pret Partizani ndeshjen e kthimit ndaj Marsaxlokk –

O.Shehi: Luajmë takimin e dytë ndaj kundërshtarit maltez Marsaxlokk. Vijmë pas barazimit 1- 1 në Elbasan Arena. Duke patur parasysh edhe rezultatin e 90 minutave të para , në kuadër të asaj ndeshje do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi për më tej.

Si paraqitet gjendja e skuadrës –

O.Shehi: Gjendja e grupit paraqitet optimale. Kemi patur disa shqetësime të vogla tek individë të veçantë , por ata i janë bashkuar skuadrës dhe janë të gatshëm për ditën e nesërme.

Shanset e kualifikimit –

O.Shehi: Patjetër që në përballjet me eliminim janë të rëndësishme të dyja ndeshjet. Asgjë nuk zgjidhet në 90 minutat e para. E thash edhe pak më parë kemi ardhur këtu për tu kualifikuar dhe të shkojmë në raundin tjetër.

Në këtë ndeshje skuadrës nuk do ti mungojë mbështetja nga tifozeria e kuqe –

O.Shehi: Patjetër që prezenca e tyre edhe në ndeshjen e nesërme është një shtysë për ne. Unë gjej rastin ti falënderoj që kanë udhëtuar deri këtu për të mbështetur skuadrën. Ne do të bëjmë maksimumin për ti kënaqur ata që do të jenë në stadium, por edhe ata që do na ndjekin nga Shqipëria dhe presin nga ne më të mirën.