Konferenca për shtyp e trajnerit Orges Shehi në prag të takimit ndaj Teutës

Sa e vështirë do të jetë përballja ndaj Teutës – 

O.Shehi: Vështirësia sa vjen e kalon në një shkallë më të madhe, për shkak  edhe të fazës së katërt që fillon tani gjithë skuadrat kërkojnë të mos gabojnë më sepse koha e rikuperimit është më e paktë. Dy skuadrat kanë objektivat e veta dhe sigurisht që do të kërkojnë të bëjnë më të mirën. Ne do të shkojmë nesër me idenë që është e rëndësishme për ne dhe të marrim maksimumi nga ndeshja.

Keni marrë përgjigje pozitive nga skuadra në kampionat –

O.Shehi: Futbolli ka momente të këqija dhe të mira, edhe pse akoma eliminimi nga Kupa na djeg por duhet të vazhdojmë përpara siç edhe bëm kthesëën në ndeshjen me Erzenin.

Sa besim ju japin fitoret radhazi në këtë start të fazës së katërt –

O.Shehi: E shkuara të shërben për të përmirësuar gabimet, duhet të përgatitemi dhe të mendojmë vetëm për të tashmen dhe jo të mendojmë për të shkuarën dhe ardhmen. Kërkojmë gjithmonë të përmirësohemi të ngjitemi në tabelën e klasifikimit dhe kjo ngjitje sigurisht duhet të bëhet duke vlerësuar dhe duke marrë maksimumin nga ndeshja e radhës.

Gjendja e skuadrës –

O.Shehi: Nesër është Skuka në pjesën e grumbullimit po ashtu është edhe Keko, patjetër edhe Rrapaj.Na mungojnë Mensah, Bytyçi, Mehmeti dhe Preka për arsye kartonësh,  ndërsa pjesa tjetër është.

Presioni në skuadër –

O.Shehi: Kur hyn në fazën finale patjetër edhe përqëndrimi është më i madh se koha për të rikuperuar gabimet është më i pakët, duam të bëjmë maksimumin. Kjo fazë e katërt është më e vështirë, lufta jonë është të bëjmë më të mirën dhe të ngrihemi në klasifikim. Është obligim për ne të japim 100%, por duhet edhe fati se ndryshe nuk arrijmë asgjë dhe të arrijmë objektivat madhor që ky grup ka. Manaxhimi është i mirë kur skuadra stërvitet rregullisht, por kemi pasur edhe shumë dëmtime, është e vështirë kur të mungojnë lojtarë dhe të vendos në vështirësi. Europa është larg, klubi vlerëson situatat nëse është koha e duhur për të marrë lojtarë apo jo. Futbolli tregu ka dinamika, do të jenë në idenë që smund ta klojmë në tranzicion gjithmonë, mund të vijnë oferta gjatë gjithë kohës për lojtarët