Përballja me Skënderbeun –
O.Shehi: Tani hyjmë te ndeshjet e vështira ,pasi edhe ju e përmendët që luajmë ndaj një kundërshtari që synon vendin e katërt. Eshtë një përballje që vjen e treta nga fundi. Përqëndrimi dhe vlerësimi për nesër është shumë i madh duke harruar çfarë ndodhi në derbi, sepse derbi dihet që ka impakt. E rëndësishme është të jetosh me të tashmen derbi është e shkuara, ajo na shërben për të përmirësuar gjërat.
Si paraqitet gjendja e skuadrës –
O.Shehi: Për fat të keq gjendja nuk është optimale. Prej dy javësh kontigjenti po plotësohej, por nesër kemi mungesa , Taipi, dhe Cara të dëmtuar si dhe Hadroj i skualifikuar.
Hapat falls me ekipet e konsideruara të vogla –
O.Shehi: Ky është fakt dhe nuk është gjë e mirë. Tani jemi edhe në fund dhe kurrsesi nuk duhet të na ul dozën e mobilizimit dhe vlerësimit, panvarësisht pozicionit ku ndodhen Kukësi dhe Erzeni. Është një javë e ngjeshur sepse luajmë brenda javës 3 ndeshje, por deri sa të luajmë me Kukësin dhe Erzenin duhet të përqëndrohemi te sfida e nesërme.
Post derbi dhe fakti që nuk keni fituar këtë sezon ndaj Skënderbeut –
O.Shehi: Nuk mendoj se kjo ndikon për ndeshjen e nesërme, pra nuk shërben shumë e shkuara, por vlerësimi i të tashmes. Derbin kush e ka provuar në kurriz sigurisht të ngarkon në fillim dhe të shkarkon shumë pas ndeshjes. Patjetër që ne kërkojmë të kemi vazhdimësi nesër. Edhe pse nuk kemi fituar me Skënderbeun të paktën në drejtimin tim, skuadra është munduar ka luftuar, Në Korçë jemi munduar nga një 11 metërsh një episode, i tillë është futbolli ,por është e vërtetë që pas derbit duam të vijojmë serinë e fitoreve. Unë mendoj se këto dy fitore në dy ndeshjet e fundit do të jenë një shtysë e madhe, sepse përkon edhe me fundin e kampionatit. Në mos gaboj mbetet më pak se një muaj për të marrë gjithë fatet e sezonit. Duhet të vazhdojmë me këtë uri, me këtë dëshirë , me këtë përqëndrim situatash sepse janë shumë të rëndësihme në futboll.
Vendi i dytë sa i arritshëm është për Partizanin –
O.Shehi: Të fillosh të bësh llogari duhet të përfundosh ndeshjet e tua. Ne përqëndrimin do ta kemi te ndeshjet tona. Të fitojmë dhe të bëjmë maksimumin, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë kundërshtarët.
Cara dhe Taipi do të jenë të gatshëm për “Final 4” –
O.Shehi: Unë mendoj që do të jenë pjesë e skuadrës. Nga komunikimi që kemi me stafin mjekësor mendojmë që Cara do të kthehet pas 4 -5 ditësh , ndërsa Taipi nga e hëna mund të filloj stërvitjen me grupin.