Konferenca për shtyp e trajnerit Orges Shehi në prag të takimit ndaj Laçit

Si e prisni ndeshjen ndaj Laçit –  

O.Shehi: Nuk mendoj që ka kundërshtar të lehtë. Të gjithë kundërshtarët kanë vështirësinë e tyre, të gjithë kërkojnë të marrim maksimumin e pikëve. Mendoj që është një ndeshje që ka shkallën e vështirësisë së vet dhe rëndësinë . Përsa i përket gjendjes së skuadrës kemi patur një javë të plotë për të punuar pas fitores ndaj Teutës. Na mungon për arsye kartonësh Sembene , ditët e fundit na janë bashkuar Mehmeti dhe Keko dhe kontigjenti sa vjen e po plotësohet.

Çdo kundërshtar ndryshon , ekipe që luajnë me sisteme të nddryshme me individë të caktuar që gjatë lojës në kuadrin e manovrës vet ka ndryshime. Laçi është një skuadër që kërkon të ketë topin në zotërim dhe ka element cilësor të cilët po nuk pate përqëndrimin e duhur mund edhe të të ndëshkojnë. Patjetër që përpara çdo ndeshje analizohet kundërshtari. Sot kemi edhe seancën e fundit për të përgatitur edhe disa detaje të cilat do të jenë të nevojshme dhe të rëndësishme për nesër.

Ndaj Laçit dy fitoret e fundit kanë ardhur në minutat e fundit –   

O.Shehi: E rëndësishme është të luajmë për të fituar kjo është kryesorja, se kur vjen fitorja është tjetër gjë. E rëndësishme është të kemi përqëndrimin e duhur, situatat ndryshojnë nga minuta në minutë, bëjmë maksimumin nesër.

E keni analizuar Laçin e dy ndeshjeve të fundit që është përballur me Partizanin –

O.Shehi: Nga ndeshjet e kaluar është pak gjatë, ne mundohemi të analizojmë sidomos këto ndeshjet e fundit. Patjetër disa elementë mund të jenë të ngjashëm për mënyrën e lojës .

Ndeshjen ndaj Teutës u detyruat të bënit modifikime në lojë – 

O.Shehi: Unë e kam thënë edhe në fillim e rëndësishme është të na kthehen të gjithë lojtarët, ne sigurisht kemi mënyrën tonë dhe nuk dua të ndalem tek ajo që themi që gjithmonë një skuadër duhet të ketë ekuilibër. Çdo ndeshje duhet të ketë specifikën e vet.

Skuka –

O.Shehi: Skukës i duhet pak kohë për të parë atë lojtar që ne njohim, ato cilësitë që ne besojmë se do të na ndihmojnë më shumë. Ggradualisht ai po e merr formën por që nuk merret dot për një javë dhe kështu do pak kohë. Jemi të kënaqur me angazhimin që ai ka sepse është shumë i përqëndruar që edhe ai vet të vij në formën e tij optimale.

E synon Partizani vendin e parë panvarësisht formulës –

O.Shehi:  Unë e kam thënë edhe në fillim edhe pse kampionati ka një formulë ndryshe këtë vit ku i gjithë fokusi është te “Final Four”. Ne kërkojmë që gjithmonë të jemi protagonist , të jemi në majë dhe gjithmonë kërkojmë të përmirësohemi. E kemi si objektiv që të jemi gjithmonë në rritje dhe të kërkojmë kreun të paktën pas 36 javëve, më pas “Final Four” është tjetër histori.

Dy ndeshje në shtëpi , sa ju ndihmon mbështetja e tifozëve –

O.Shehi: Nga ajo që kam parë mbeshtetja e tifozëve nuk na ka munguar si këtu edhe jasht. Unë mendoj që miti i fushës në kampionatin shqiptar ka rënë. Nuk është se ka skuadra fushe apo skuadra transferte. E kemi filluar kampionatin me dy ndeshje në shtëpi si rrjedhojë e kalendarit , por do vij edhe momenti që do të luajmë jasht . Mendoj se duhet të fokusohemi te ajo që bëjmë duhet të kemi një fytyrë , një fizionomi kudo që luajmë.

Ndonjë dëshirë nga merkato –

O.Shehi: Që ditën e parë që jam prezantuar nuk jam trajner që kërkoj të marrë këtë apo atë lojtar. Drejtuesit janë duke punuar gjithmonë për të forcuar dhe pëërmirësuar skuadrën . Edhe po nuk arritëm që të gjejmë lojtarët e duhur sepse nuk këërkojmë lojtarë sot për sot , por lojtarë të cilët të jenë të dobishëm për një project më të gjatë se qershori.  Nëse nuk arrijmë të gjejmë profilet e duhuara ne e kemi kontgjentin e duhur. Shpresoj të na rikthehen të dëmtuarit sa më shpejt për të synuar maksimumin edhe me kontigjentin aktual.