O.Shehi: Është e vërtetë që skemi marrë ato rezultate që donim, përsa i përket mungesave nuk dua ti përmend fare sepse s’dua ti përmend si alibi. Sigurisht mungesat janë prezente kudo edhe pse ndonjëherë janë lojtarë të rëndësishëm. Jemi koshientë që skemi marrë ato që donim por duam të shohim përpara dhe të rritemi, të kërkojmë përmirësimin. Duhet të lemë pas krahëve dhe të përqëndrohemi tek e nesërmja.
Kukësi kundërshtari radhës në Kampionat dhe kupë –
O.Shehi: Është i njëjti kundërshtar, por dy kompeticione të ndryshme. Kupa ka specifikë tjetër , por që të shkojmë deri ke ndeshja e kupës , ne duhet të fokusohemi tek kampionati. Kukësin duhet ta vlerësojmë jo nga pozicioni që ka por nga ajo që vlen tre pikë. Duhet të marrim 3 pikët dhe më pas të mendojmë për Kupën.
Kalendari në vazhdim –
O.Shehi: Ndeshjet e ardhshme duan vlerësim maksimal. Në futboll ka skuadra të lehta në letër por bëhen shumë të vështira në fushë. Duhet ti trajtojmë me qëllimin që po luajmë me skuadra pretendente pas një rezultati jo të mirë që rregjistruam javën e kaluar.
E prisnit të fillonte kështu aventura në krye të Partizanit –
O.Shehi: Aventura në çdo klub që shkon nuk është e lehtë, sepse duhet të njohësh karakteret e lojtarëve ndryshimi i sitemit dhe mënyrën e të luajturit ka vështirësitë e veta. E filluam mirë dhe faza përgatitore shkoi mirë, disa detaje na kanë ndikuar në ndeshjet që skemi fituar. Çdo trajner ku shkon ka vështirësitë e veta, kjo është e pashmangshme, janë të pranishme kudo atje ku shkojnë për herë të parë në mes të një sezoni. E rëndësishme është që lojtarët kanë dëshirën dhe janë të fortë.
Vendi i parë mbetet objektiv –
O.Shehi: Objektivi ynë i vetëm dhe primar është ndeshja e nesërme.
Si është gjendja e skuadrës –
O.Shehi: Për ndeshjen me Kukësin na rikthehen Cara dhe Maguette. Për fat të keq nuk kemi të disponueshëm Mensah i cili la fushën shumë shpejt në ndeshjen me Skënderbeun. Keko prej 3 ditësh ka filluar stërvitjen por i duhet kohë pasi ka qenë jasht ekipit që prej fillimit të janarit . Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë. Bintsuka gradualisht po merr minuta dhe shpresojmë që të kthehet edhe ai sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë.
Sa presion ju ve fakti që jeni në vendin e 3-të –
O.Shehi: Presioni është prezent në futboll sidomos kur je pjesë e një skuadre të madhe. Patjetër që ne jemi koshient që kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë . kërkojmë që të nisim një seri rezultatesh pozitive që nesër. Ndeshjet sa vijnë e pakësohen. Duke u fokusuar nga ndeshja e nesërme e në vijim ne duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Në fund do të bëjmë llogaritë.