Konferenca për shtyp e trajnerit Orges Shehi në prag të takimit ndaj Egnatias

Ndeshje e rëndësishme përball një kundërshtari si Egnatia – 

O.Shehi: Eshtë një ndeshje përballë një kundërshtari direkt. Në këtë periudhë të kampionatit kalendari na përballë edhe  me skuadra që bashkë me ne janë të renditura në katër vendet e para. Kjo për mua është diçka pozitive në aspektin e motivimit të lojtarëve. Pas kësaj ndeshje na presin edhe 5 takime të tjera ku hyjmë ke faza finale, kështu që mendoj se nuk është deçizive, por patjetër që është e rëndësishme. Sa i përket statistikave një ndeshje në finalen e supërkupës që e kam ndjekur nga stadiumi e ka fituar Partizani, ndërsa një tjetër luajtur në stadiumin tonë ka përfunduar në barazim. Për ballafaqimet e tjera nuk kam informacion të plotë dhe s’dua të gaboj si kanë përfunduar.

E shikoni sfidën ndaj Egnatias si një test për “Final 4” –  

O.Shehi: Të njëjtën pyetje ma bën edhe një javë më pare përpara ndeshjes me Vllazninë. Këto ndeshje nuk janë teste për “Final 4” janë përballje të rivalëve direkt. Ne do të shkojmë në “Final 4” kur kampionati të vendoset me dy ndeshje. Ana psikologjike duam apo s’duam ne nuk është njësoj si në këtë moment dhe siç do të jetë në “Final 4”. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme në futboll, kur ti luan për të marrë një trofe një takim për të shkuar në finale. Do të jetë anë psikologjike dhe qasje tjetër e lojtarëve që nuk ka gjëra të ngjashme. Patjetër që kundërshtarët këto do të jenë, me të cilët përballesh katër herë gjatë kampionatit. Me disa kundërshtarë përballesh edhe dy herë të tjera në “Final 4”. E theksoj edhe një herë që në “Final 4” ana psikologjike kush do ta ketë në nota të mjaftueshme dhe të dijë të menaxhojë dozën as më shumë dhe as më pak do të jetë gjithmonë ai që mund të dali fitimtar.

Fakti që Egnatia do të vuajë mungesën e 4 titullarëve nesër –

O.Shehi: Tani kampionati i tillë është. Edhe Partizani gjatë gjithë vitit nuk ka qenë asnjëherë i plotë. Ka patur mungesa të vazhdueshme dhe nesër edhe pse kemi kontigjent të plotë kemi disa dyshime. Në kampionat skuadrat që janë projektuar ose ndërtuar për objektiva madhorë, ka dhe lojtarë të tjerë të stolit që i zëvendësojnë. Kështu që mendoj që është një periudhë normale. Egnatias mund ti mungojnë 2 -3 lojtarë tani, kurse ne kemi gjithë vitin që na mungojnë lojtarë.

Si kampionë në fuqi e keni prioritet arritjen e vendit të parë në këto 36 javë të kampionatit –

O.Shehi: Eshtë e vërtetë që renditemi të tretët kur do donim që të ishim të parët. Në këto 6 javë të mbetura edhe pse e përmenda pak më parë që në “Final 4” do të vendoset gjithçka , ne do të kërkojmë që të ngjitemi. Të ngjitemi akoma më shumë dhe të mos qëndrojmë në këtë pozicion ku jemi.

Kë shikoni si rival të Partizanit për titullin –

O.Shehi: Rivalët që do të luftojnë dhe do të jenë të rrezikshëm dhe pretendent për të marrë titullin. mund të jetë kushdo nga katërshja që do të dali në “Final 4”.