Pauza e kampionatit –
Milinkovic: Si edhe e përmendët ka qenë një ndërprerje si pasojë e ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Ne kemi patur disa lojtarë në ekipet përfaqësuese si Gudjufi dhe Toma te U-21, Malaj te U-19, Vata dhe Himallari te U-17. Në këtë këndvështrim është diçka shumë pozitive për klubin sepse ata promovohen si lojtarë dhe përfaqësojnë klubin dhe vendin. Nga ana tjetër ne do të donim ti kishim me skuadrën, dhe gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fortë. Gjithashtu kemi patur edhe një ndeshje miqësore, besoj se e kemi shfrytëzuar pozitivisht këtë kohë. E kemi përgatitur skuadrën jo vetëm për ndeshjen me Vllazninë, por edhe për vazhdimësimë sepse ndërprerja tjetër e kampinatit vjen pas një muaji. Në këtë këndvështrim mbase edhe pritshmëritë tona janë edhe më të mëdha, sepse besoj kemi patur më shumë kohë për të punuar sëbashku. Por kemi patur disa lojtarë të rëndësishëm që na kanë munguar në dy ndeshjet e para. Por besoj se ata që kanë qenë prezent dhe ata që janë bashkuar më pas e kanë kuptuar idenë se çfarë kërkojmë.

Ju ka penalizuar mungesa e këtyre lojtarëve që vetem 2-3 ditë janë stërvitur me grupin –
Milinkovic: Kjo është diçka normale në futboll nuk jemi i vetmi klub që ka lojtarë në ekipet kombëtare. Ndaj edhe kemi një organikë të pasur futbollistësh, patjetër që kemi edhe lojtarë jasht si Nondi dhe Martinez të dëmtuar, por futbolli është i tillë duhet të jetosh edhe me këto. Për mendimin tim është shumë e mirë që çdo klub duhet të ketë lojtarët e vet në ekipet përfaqësuese çka do të thotë që çdo klub po punon mirë dhe ka lojtarë me kualitet.
Ndaj Vllaznisë luani edhe trasfertën e parë të sezonit –
Milinkovic: Unë pres që çdo ndeshje të jetë e vështirë. OK kjo ndeshje është pjesë e historisë, pasi edhe flitet që kjo fushë është e vështirë për Partizanin. Çdo ndeshje e re sjell diçka të re, ky është mesazhi që kam përcjell te futbollitët. Eshtë një ndeshje e re dhe shumë gjëra varen nga ne. Jemi munduar ta përgatisim ndeshjen sa më mirë. Patjetër që e respektojmë Vllazninë janë skuadër shumë e mirë. Kanë lojtarë me mjaft kualitet po ashtu edhe lojtari i ri që kanë afruar së fundmi Bismark. Luajnë mirë në shtëpi, presim që të kenë edhe shumë tifozë, ndaj duhet të jemi gati për të gjithë këto faktorë.

Gjatë kësaj periudhe keni punuar të përmirësoni diçka përsa i përket sulmit –
Milinkovic: Bie dakord që në dy ndeshjet tona të para, mbrojtja ka qenë pjesa më e mirë e ekipit. Gjithashtu, mënyra si e shikoj është se në mbrojtje luan gjithë ekipi, nuk ka vetëm 4 mbrojtës. Pse ishim mirë dhe mbrojtëm portën mirë, është se të 10 lojtarët luajnë shumë mirë në mbrojtje. Jam trajner që filozofia ime është të luash, që të shënosh. Nuk ka recetë për barazimin. Pjesa më e vështirë në futboll është të shikosh. Për këtë sulmuesit kanë çmim më të lartë. Nuk kemi shënuar është e vërtetë, goli i parë ishte po ashtu autogol, por punojmë çdo ditë. Jo vetëm këtë javë për këtë pjesë. Besoj se kemi sulmues të mirë, Skuka është në formë më të mirë. Ne morëm Tomën, Bintsuka ka punuar shumë mirë. Duhet t’u japësh kohë për formën e tyre më të mirë, besoj se të gjithë do na ndihmojnë neve. Në skuadër nuk mund të mbështetesh vetëm te sulmuesit për golin. Kualiteti i ekipit, të kesh sa më shumë lojtarë që të shënosh.
Seancat e fundit stërvitore në bar natyral, a është strategji për në vazhdim –
Milinkovic: Kishim ndeshjen në bar natyral në Durrës. Duam që lojtarët të përshtaten, besoj se do jemi më mirë me bar natyral. Duhet të kuptojmë, edhe lojtarët, se kemi këtë fushë, kjo është shtëpia jonë dhe duhet ta përdorim edhe si “armën” tonë. Është e vështirë të luash futboll shumë të mirë këtu, por duhet të përshtatemi.




















