Gjendja e skuadrës –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Situata është pak a shumë e mirë, kemi problemet tona të vogla, por në përgjithësi është e mirë.
Teuta –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Teuta është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, ndaj sigurisht është një kundërshtar i nivelit të lartë.
Çfarë mund të kenë ndryshuar nga ndeshja e fundit ndaj Teutës –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Përsa i përket skuadrës tonë nga muaji janar kemi gjetur një stabilitet, më shumë ekuilibra.
Masanga Matondo do të jetë i gatshëm për Teutën –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Matondo sot i është bashkuar skuadrës. Do flas me të, dhe më pas mund tju jap një përgjigje.
Sigurisht që një lojtar që luan për ekipin përfaqësues ka merita dhe kjo vlerësohet pozitivisht, por më pas ka shumë rëndësi se si sillet me personat. Mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin.
Gjendja e lojtarëve të tjerë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Fatmirësisht dy lojtar ishin në Turqi dhe nuk kanë patur probleme me linjat ajrore ndërsa një tjetër ishte në Poloni dhe u bashkua një ditë më pas. Nuk kemi probleme fizike përsa iu përket këtyre futbollistëve.
Lufta për titull do të jetë mes Partizanit dhe Tiranës –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Po bëj profesorin e matematikës, kemi 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, ka kohë. Vazhdoj të mendoj që për garën për titull sjemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të ndryshoj mendim.
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët dhe nuk dua ti komentoj. Fatmirësisht jetojmë në një botë ku çdokush jep mendimin e tij, më intereson më shumë të mos flas budalliqe dhe mos reagoj kur të tjerët flasin.
Titulli kampion me Partizanin do të ishte arritja më e madhe në karrierën tuaj –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Sigurisht po. Pasi në pak raste në karrierën time si trajner kam patur mundësi të drejtoj skuadra që kan patur kualitet për të fituar kampionate. Me kohën unë kam pasur fatin të drejtoj një skuadër të fortë si Partizani dhe ndoshta jam përmirësuar pak edhe unë. Unë gjithmonë i arrij pak me vonë gjërat, por kur arrij qëndroj.
Sembene Saliou është në planet tuaja –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Eshtë ai që duhet të jetë në planet e tij, jo në të miat. Nëse Sembene sillet mirë stërvitet mirë do të jetë gjithmonë një lojtar i Partizanit. Kjo vlen për Sembenen, për të gjithë dhe për ata që grumbullohen me ekipet përfaqësuese. Nëse djemtë punojnë mirë , sillen mirë për mua janë të gjithë lojtarë të Partizanit.