Konferenca për shtyp e trajnerit Giovanni Colella në prag të takimit ndaj Laçit

Përballja ndaj Laçit –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Mendoj që na pret një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj një skuadre e cila është në kërkim të pikëve ashtu si edhe ne. Do të jetë një përballje e ekuilibruar.

Laçi vjen në këtë takim pas një fitore –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: E përsëris që do të kërkojnë të marrin pikë dhe kjo është normale në këtë moment të kampionatit. Secili ka motivet e tij për të arritur pikët. Pres një skuadër që do të jetë gati ndaj nesh.

Gjendja e skuadrës –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Mungesë e vetme për neser do të jetë vetëm ajo e mesfushorit Maguette. Ndërsa dëmtimi i Selmani dihet, pasi është operuar në shpatull dhe i urojmë shërim dhe një rikthim sa më të shpejtë në skuadër.