Konferenca për shtyp e trajnerit Giovanni Colella në prag të takimit ndaj Erzenit

Erzenit nuk fiton prej 5 ndeshjesh –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Një skuadër që nuk fiton disa ndeshjes është më e rrezikshme nga të tjerat. Ndaj është normale të gjitha ndeshjet janë të vështira. Edhe ndeshja e fundit që fituam 3 – 0 ndaj Erzenit nuk ishte aspak e lehtë sepse pas vetëm 3 minutash lojë mbetëm me 10 lojtarë.

Më mirë të luani para apo pas rivalit direkt, Tiranës –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk më intereson kjo gjë.

Mungesa e Selmanit –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Selmani prej 3 javësh nuk luan. Për fat të keq janë gjëra që ndodhin, na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera.

Deklarata e Dritan Mehmetit –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk e kam lexuar, nuk më intereson. Nuk komentoj kurrë atë që thonë të tjerët. Çdo kush ka të drejtën e tij të flas.

Episodi në momentin e penalltisë ndaj Bylis mes Carës dhe Hotit –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Janë gjëra normale që ndodhin mes lojtarëve. Unë personalisht jam dëfryer sepse bën një shfaqje jo të mirë, dhe i lejova ta bënin këtë. Në disa raste lojtarët janë si fëmijët duhet ti lemë të kuptojnë gabimin. Eshtë një problem i vogël. Edhe pse penalltia nuk ishte, dyfish një shfaqje jo e mirë.

Ka një çështje përsa i përket rinovimit të Hotit-

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Ky është një problem mes Hotit dhe Klubit, jo i trajnerit. Kontrata ime përfundon në qershor dhe unë jam këtu duke bërë gjithçka dhe jap maksimumin në punën time. Unë përderisa paguhem punoj. Kjo gjë vlen për mua dhe për të gjithë. Kjo pyetje shkon për Hotin dhe klubin. Unë e kam Hotin në dispozicion deri në përfundim të sezonit dhe për mua Hoti është një lojtar i Partizanit.Fund.
Nuk e kam konsideruar asnjë herë Hotin si një lojtar që është apo jo në përfundim të kontratës. Edhe unë jam në përfundim të kontratës. Çfarë duhet të bëj të protestoj në stol se jam në përfundim të kontratës?