Si vlerësoni Egnatian –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Janë në vendin e tretë, do të kërkojnë të fitojnë për të qenë në lojë. E kam theksuar gjithmonë për mua Egnatia është një skuadër e fortë.
Fakti që do të luani në një stadium pa tifozë –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk ndryshon asgjë. Nëse luajnë pa tifozë një motiv ka.
Mungesa e Da Silvës dhe Atanaskoskit –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Da Silva nuk ka luajtur për 3 muaj me Partizanin. Atanaskoski ka një problem, por kemi shumë lojtar të tjerë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, por asnjë duhet të jetë me patjetër.
Ndaj Egnatias synoni 3 pikët ,apo do tju kënaqte edhe një barazim –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Përgjigjen mund tjua jap pas ndeshjes. Ne përpiqemi gjithmonë ti përgatisim ndeshjet për ti fituar.
E konsideroni të rrezikshme këtë ndeshje, për faktin se mund të shtohet një rival për titull –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Sigurisht ata do të bëjnë gjithçka për të rihapur garën por ne do të luajmë ndeshjen tonë. Nëse nuk shkon mirë do të luajmë tjetrën, do të thotë që do kemi një kundërshtar më shumë.
Një plan të veçantë për të ndalur sulmuesin Duamena –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk mendoj që është vetëm Duamena te Egnatia, pasi janë një skuadër e mirë dhe kanë shumë lojtarë të mirë. Mund të shënoj Xhekson apo Kasa.
Pse e ndryshoni formacionin pas çdo ndeshje –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Sepse kënaqem. Unë dua të kënaqem kur punoj. E patë Milan – Empoli mbrëmë ? Kush luante me Milanin?
Ky është futbolli. Futbolli i sotëm jo ai i mëparshmi ai është futboll i diktaturës ai italian i viteve 50. Futbolli i atëhershëm ishte i thjeshtë edhe për trajnerët. Kam patur një trajner i cili përpara ndeshjeve formacionin nuk na e tregonte sepse ishte po i njëjti.
Formacioni Partizanit ndaj Egnatias –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk e di, do ta vendos nesër. Për mua është shumë e rëndësishme ajo që lojtarët bëjnë gjatë javës.
Gjatë fazës së dytë keni grumbulluar 19 pikë. I kënaqur –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Sigurisht jam më shumë i kënaqur nga ajo që kemi bërë fazën e dytë. Tani ajo që ka rëndësi janë pikët. Mendoj që në fazën e katërt do të na duhen më shumë pikë.
Në fazën e katërt luani 5 ndeshje në trasfertë dhe 4 në shtëpi –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Nuk mendoj se bën ndonje diferencë. Na pëlqen të luajmë në shtëpi, por i kemi luajtur në fushën tonë më parë. Mendoj që nuk ka shumë rëndësi.
Presioni te lojtarët e rinj në këtë moment të kampionatit –
𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Mund të jetë diçka që ta paguajm. Do të përpiqemi të bëjmë mirë me entuziazëm dhe të përpiqemi ta evitojmë diçka të tillë.