Konferenca për shtyp e trajnerit Giovanni Colella në prag të takimit ndaj Bylis

Ndaj Bylis prisni ti riktheheni rezultateve pozitive –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Shpresojmë. Ne bëjmë gjithçka për të fituar,  nëse nuk fitojmë janë edhe të tjerët të zotë.

Titulli –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Sigurisht që 5 pikë diferencë kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi kampionatit janë shumë. Gjithçka mund të ndodh, por 5 pikë janë shumë.

Ndaj Bylis keni marrë pikët e plota. Si e prisni përballjen e nesërme –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Unë e kam thënë tre herë dhe po e përsëris për të katërtën herë se Bylis është një prej skuadrave më të mira dhe më të forta që kam parë. Eshtë një skuadër që luan shumë mirë futboll.

Mungesat –

𝐂𝐨𝐥𝐞𝐥𝐥𝐚: Maguette do të jetë mungesa e vetme. Përsa i përket Sulejmanit dhe Sembene, të dy lojtarët e kanë mbyllur sezonin.