Sa ju ka shërbyer pauza e kampionatit në prag të derbit ndaj Tiranës –
Bratu: Po këto javë kanë qenë mjaft të rëndësishme për ne, sepse kemi patur kohë të punojnë dhe përmirësojmë gjërat që nuk kanë funksionuar më parë. Tani është koha që nesër lojtarët të tregojnë gjëra të mira. Une e di që është shumë e rëndësishme ndoshta ndeshja më e rëndësishme e vitit për tifozët tanë dhe unë e respektoj këtë. Ne duhet të luftojmë për ta sepse do të jenë të shumtë nesër në stadium. Gjithashtu është derbi i parë për mua dhe të gjithë tifozët e Partizanit duan që ta fitojmë këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Gjendja fizike e lojtarëve, mungesat –
Bratu: Preka dhe Malaj vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Gjatë kësaj javë Pasagiç ka qenë i sëmurë dhe jemi ende në pritje nëse do të arrij të rikuperohet. Xhuljano Skuka ka qenë i dëmtuar por gjatë kësaj jave ai është stërvitur normalisht me skuadrën. Do të shohim nesër.
Jeni në presion –
Bratu: Eshtë normale të ketë presion. Kam luajtur në nivele të larta gjithashtu kam qenë trajner në ekipe të mira. Po ashtu edhe Partizani është një skuadër e madhe dhe e di që gjithçka varet nga rezultati. E rëndësishme për ne është të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen.




















