Konferenca për shtyp e trajnerit Arbër Abilaliaj në prag të takimit të prapambetur ndaj Teutës

Teuta ndeshja e prapambetur –

 

Abilaliaj: Kam përshtypjen që të gjitha ekipet në Superligë janë të vështira për t’u përballur. Çdo skuadër ka historinë e vet, kështu që kam përshtypjen se është një ndeshje e vështirë. Ne kemi luajtur me Teutën këtu dhe ka qenë e luftuar, u zgjidh vetëm në fund. Duke qenë ndeshje e prapambetur, është ndeshje që nëse marrim pikët e plota do jetë bonus i rëndësishëm psikologjik.

 

Largimi i Grezdës. Gjendja psikologjike e ekipit –

 

Abilaliaj: Psikologjikisht i gjithë grupi është pozitiv. I ka tejkaluar të gjitha vështirësitë që ka pasur deri në këto momente. Kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë shumë lojtarë. Mendoj kemi bërë mirë. Përsa i përket largimit të Grezdës, pritshmëritë kanë qenë të larta. Ishte marrëveshje e bërë që në fillimet e tij te Partizani. Grezda dhe klubi nuk morën dot çfarë donin. Mungesa e Maguette është e rëndësishme, por as më pak as më shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh të gjitha mungesat e tjera që kemi. Jemi mësuar.

 

Ndikimi i rezultatit në derbi, duke marrë parasysh se ishit për shumë kohë në disavantazh –

 

Abilaliaj: Jo të them të drejtën, jam totalisht nëse mund të them i kënaqur me pjesën e dytë si reagoi ekipi. I dinim kostot që i morëm përsipër në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë ekipi reagoi. Keqardhje që nuk arritëm në bazë të parashikimeve, të luanim futboll. Nuk u luajt, në pjesën e parë u luajt shumë pak për të mos thënë aspak. Intensiteti që nga fillimi deri në fund ishte vështirë për të arritur. Dukej më shumë si arenë lufte se sa futbolli, për t’u shprehur futbollistët. Vëmendjen e derbit e morën totalisht të tjera gjëra në krahasim me futbollin e bukur.

 

Reagimi i Rrapaj në derbi –

 

Abilaliaj – Ne në fund të çdo ndeshje bëjmë dhe analizat tona, sa i përket mënyrës si duhet të shfaqet çdo futbollist. Nuk jemi shumë krenar po e përsëris nuk ishte Rrapaj, duke e ditur për korrektesën. Nëse arrin Rrapaj të reagojë ashtu, ishte mbushur kupa. Duke pasur parasysh rrjedhën, mënyrën si po arbitrohej ndeshja dhe si shkoi deri në atë mënyrë.

 

Episodi i penalltisë së Najdovskit –

 

Abilaliaj: Vetëm bufi nuk mund ta shikonte atë penallti. Dhe ai që ishte në fundin e katit të dytë të tribunës, ishte mëse e dukshme. Ky është interpretim që pas pilafit nuk na duhet. Në fund të fundit nuk mbaj mend që kemi marrë ndonjë penallti pro. Kanë qenë dorëlëshuar kundrejt Partizanit. Më vjen në mendje java e 5-të me Dinamon që ishte një penallti e dhuruar për ata. Por u bë e bezdisshme në pikën që jemi, duke pasur parasysh që nuk e meriton ekipi që faktor të bëhen bluzat e zeza në fushë, ndërkohë që përpos luftës dhe vuajtjeve që kemi për të gjetur balancat duke pasur parasysh dëmtimet, të thuash pas ndeshjes që iu mohua penallti apo nuk doli me të kuq filani, nuk pi ujë më vonë.

Keqardhje për të gjitha këto gjëra, që deri në këto momente po bëhen të bezdisshme. Kam pasur reagime jo si duhet që në pjesën e dytë që kemi bërë me Egnatian, me Dinamon këtu dhe patjetër në derbi. Masa më e madhe e tifozërisë mund të kapin detaje që janë fare të dukshme, por brenda ndeshjes detaje ka pasur plot dhe kanë ndikuar rrjedhën e saj deri diku. Dhe nëse shpërthimi i Rrapajt erdhi në minutën e 60’, po them se ishte mbushur kupa për çfarëdo gjë që në sekondin e parë, faullin e Bintsoukas e pastaj me radhë.

 

Keko, hera e dytë në derbi vendimtar –

 

Abilaliaj: E kam thënë pas Teutës, është djal që stërvitet mirë dhe është pozitiv për arritjet që kërkon të ketë ekipi. Futbollist që poshtë 15 metrave mund të performojë më mirë se ndoshta të gjithë të tjerët. Por për të qenë titullar duhet të ketë dhe elemente të tjerë që kam folur me Kekon. Duhet akoma më shumë që të integrohet me aksionin, pastaj finalizimin e ka.

 

Shans i mirë për ritkhimin tek fitoret –

 

Abilaliaj: Duket pasur parasysh që duhet të ishte zhvilluar javën e parë, e shoh si bonus të rëndësishëm për të rikuperuar pikët që kemi lënë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që do jetë ndeshje e vështirë. Pozicioni i Teutës nuk tregon kualitetin që kanë ata. Ja ku jemi sot, ku ishte Dinamo para 3-4 javëve dhe sot diskutojmë që mund të luftojë për play- off. Është kampionat i gjatë. Teuta ka grup luftarak kështu që do jetë e bukur dhe luftuar.

Ne po vuajmë për të stabilizuar mekanizmat e asaj që po ndërtojmë. Menduam se u konsoliduam në anën difensive, do fillonim të punonim dhe për mesfushën e sulmin. Thashë, kur na hapet gropë në qendrën e mbrojtjes jemi të detyruar të improvizojmë dhe këto kanë kostot e veta. Kushdo që merret me këtë gjë e di që është e paevitueshme që për një periudhë të gjatë të mos kesh kosto në këtë drejtim. Ne jemi munduar që t’i minimizojmë, deri në këtë moment që kemi shumë futbollistë. Fati jonë i keq që janë dëmtuar në një repart.

 

Fusha e Partizanit sintetike –

 

Abilaliaj: Një pjesë e mirë e lojtarëve kanë 10 vjet që stërviten në këto terrene. Me sa kam dijeni, pjesa më e madhe e futbollistëve në Shqipëri stërviten kështu. Patjetër që nuk është më mirë të mos stërviten aty, nëse më thua në fushë me bar apo sintetike. Jemi në zhvillim e sipër te kompleksi ynë. Të stërviten me bar natyral patjetër që do ulte dhe numrin e dëmtimeve. Një minus që mund të na japë është përveç stërvitjeve bëjmë dhe ndeshjet dhe mund të bezdisë lojtarët.

 

Grezda, largimi i fundit –

 

Abilaliaj: Kemi pasur prishje kontrate konsensuale. Nuk ka në plan të largohet dikush tjetër. Në janar mund të bëjmë afrim në qendër të mbrojtjes. Përveç Grezdës nuk ka në plan për largim tjetër.