Konferenca për shtyp e trajnerit Arbër Abilaliaj në prag të takimit ndaj Erzenit

Zyrtarizimi i Orges Shehit –

Abilaliaj: Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti ka që në verë. Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin. Kjo është në aspekt të dytë sepse më e rëndësishme ndeshja nesër, kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj  ditët në vazhdim do ta konkretizojmë.

Sa e vështirë ndeshja me Erzenin, pas euforisë së fitimit të trofeut të Superkupës –

 Abilaliaj: Ne kemi qenë sa falenderues kundrejt gjithë lojtarëve që bën një ndeshje shumë të rëndësishme, sollën trofe shumë të rëndësishëm në klubin tonë. Aq dhe kemi kërkuar shumë vëmendje, kemi tërhequr vëmendjen mënyrës si mund të menaxhohet ndeshja e nesërme. E dimë që do jetë e vështirë dhe pak rëndësi ka pozicioni në renditje, në momentin që nuk është se jemi duke kaluar momentin më të mirë tonin, në aspektin dhe të dëmtimëve por dhe të formës dhe të volumit të madh të ndeshjeve që kemi bërë. Presim një sforco akoma më të madhe nga gjithë lojtarët ditën e nesërme, për të shkuar te fitorja në kampionat sepse mos harrojmë në momentin që flasim në kampionat kemi 6 barazime rresht në kampionat, kështu qe duhet të jemi të fokusuar te Erzeni sepse na jep mundësinë të dalim nga situata që nuk është aspak normale dhe e këndshme për objektivat që ka Partizani në fund të sezonit.

Panvarësisht formulës , e synon Partizani kreun e renditjes –

 Abilaliaj: Ne kemi parë gjithmonë aspektin e objektivit të klubi, të zhvillimit të lojtarëve, konsolidimin e grupit në harkun kohor të 1 viti futbollistik dhe është mëse e domosdoshme dhe është e nevojshme të shkojmë dhe luftojmë për vendin e parë. Objektivi është ai se do të thotë një skuadër më e ekuilibruar, një skuadër që është rritur dhe zhvilluar po themi dhe nëpërmjet kësaj përfiton dhe ekipi. Pjesa më e madhe janë futbollistë të rinj dhe që nesër pasnesër mund të jenë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Objektivi është vendi i parë, duhet të synojmë sepse vetë proçesi I zhvillimit të lojtarëve duhet të kalojë nga synimi i vendit të parë.

Si e vlerëson Arbër Abilaliaj drejtor sportiv, Arbër Abilaliajn trajner –

 Abilaliaj: Po të bëja vlerësimin e një trajneri, do isha shumë i kënaqur të kisha një trajner që është diku 2 pikë për ndeshje. Nuk ka asnjë humbje. Statistika që kushdo që do synonte trajner kam përshtypjen që do e kishte derën e hapur kudo. Në 2 muaj të marrësh edhe 1 trofe, kam përshtypjen më mirë nuk bëhet. Duke pasur parasysh se për momentin  Arbër Abilaliaj drejton, nuk synon Arbër Abilaliajn trajner mendoj që një analizë të ftohtë kjo do ishte pakashumë. Statistikat flasin vetë, ka qenë një sakrificë e madhe për t’i qëndruar projektit që kemi bërë. Jam mëse i lumtur që kemi arritur ta konkretizojmë me 1 trofe këtë sezon. Besoj që 2023-shi ka qenë sezon perfekt në aspektin e trofeve dhe të zhvillimit të klubit në këto momente që flasim. Uroj dhe shpresoj që në projektin që do nisim dhe me trajnerin e ri të jemi në hapat zhvillimit dhe përmirësimit dhe në 2024 sepse potenciali është i gjithi aty. Në momentin që do punohet ashtu si duhet dhe mbështetja e klubit ka qenë e jashtëzakonshme, nuk ka arsye që të mos shkojmë drejt suksesit.