Konferenca për shtyp e trajnerit Arbër Abilaliaj në prag të takimit ndaj Egnatias

Sa e vështirë do të jetë ndeshja me Egnatian – 

Abilaliaj: Patjetër që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë , jo normale. Si unë ashtu edhe lojtarët në periudhën që kemi luajtur futboll nuk kemi hasur një eksperiencë të tillë. Mendoj që psikologjikisht patjetër do jetë e vështirë. Nuk do të dëshiroja që ta zhvillonim ndeshjen e ndërprerë kaq shpejt , gjithsesi një gjë është e sigurtë besoj përveç atij ngëërçit ndoshta të minutave të para gjithë pjesa tjetër pastaj  do të jeetë një ndeshje e bukur për tu parë dhe për tifozët qqë do të jenë nëë stadium.

Ndjesia juaj si ndeshja e parë tashmë zyrtarisht si trajner i Partizanit –

Abilaliaj: Të them të drejtën nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë . Eshtë vazhdë e punës që kemi bërë gjatë gjithë këtyre javëve. Jemi të gjithë të pëeqendruar nga unë i pari të përqendruar për të bërë më të mirën  , për të përgatitur këtë ndeshje në të gjitha detajet e saj dhe patjetër dëshira është që të marrim 3 pikët e plota.

Përveç Alban Hoxhës do ketë ndryshime nesër skuadra –

Abilaliaj: Përveç Albanit nuk duhet të kemi ndryshime të tjera . Protokolli , pra formacioni është i njëjtë. Për Albanin kemi qenë të detyruar pasi pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale duke pasur parasysh që ndeshja luhet pas një distance afro 2 javësh janë gjëra që mund të ndodhin.

Vetëm dje në mbremje janë afruar dy lojtarët që ishin pjesë e ekipit kombëtar U-21. E përsëris është një situatë jo normale. E rëndësishme është të ecim përpara , ne I kemi edhe njerëzit edhe forcat për ta përballuar këtë ndeshje siç duhet. Keqardhje që një ndeshje kaq e rëndësishme u dëtyrua të zhvillohet në kushte të tilla , ndoshta me ngarkesë psikologjike por edhe me disa anomali përsa i përket zëvendësimeve apo protokollit, gjithsesi e përsëris  të gjithë njerëzit që do zbresin në fushën e lojës si nga njëri krah ashtu edhe në krahun tjetër besoj që do e përligjin interesin e kësaj ndeshje.

Orari i ndeshjes i papërshtatshëm –

Abilaliaj: Duke pasur parasysh ndoshta edhe kushtet e stadiumit për shkak të ndriçimit nuk e lejojnë këtë gjë. Gjithsesi ishte një kostatim që unë e bëra edhe përpara ballafaqimit të parë. Panvarësisht luhet në orën 13:30 apo në orën 18:00 edhe ashtu si nisi ato 24 minutat e para ishte një ndeshje që ishte shumë e pëlqyeshme për të gjithë të pranishmit në stadium.

Çfarë Egnatia prisni –

Abilaliaj: Pres një Egnatia më agresive. Pres një ekip i cili të jetë më kompakt dhe një ekip i cili normalisht të jetë më i vendosur në fushën e lojës për të bërë rezultat. E thash edhe një herë e kemi analizuar kundërshtarin pasi kemi patur edhe kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë dhe kemi marrë masat në këtë drejtim.

Sa ju favorizon mungesa e Duamenës –

Abilaliaj: Mendoj se për kualitetin e tij të gjithë kemi rënë dakord. Në momentin që humb një futbollist të tillë, patjetër që është një minus për Egnatian. Kjo gjë është më se evidente dhe nuk diskutohet. Por kjo u takon drejtuesve të Egnatias që të marrin masa. Sa i përket ekipit tonë, patjetër është një favorizim duke pasur parasysh se u mungon golashënuesi më i mirë në skuadër. Por pres një kundërshtar më kompakt se kur ishte Duamanea pjesë e Egnatias.

Dëmtimet?

Abilaliaj: Në momentin që po flasim të rikuperuar janë Hadroj, Mba kurse pjesa tjetër vuajnë ende dëmtimet. Da Silva është në rikuperim e sipër, po ashtu edhe Antanaskovski dhe Sota.

Kur do ta shikojmë Grezdën në nivelin e dikurshëm –

Abilaliaj: Grezda edhe së fundmi ka vuajtur një dëmtim që mori ndaj Vllaznisë dhe për këtë arsye nuk është përgatitur rregullisht këto ditë. Ishte në rrugën e duhur, po stërvitej siç duhet. Patjetër që i duhet një farë kohe të arrinte dhe të bënte atë që duhet të bëjë, duke pasur parasysh se nuk e ka pasur vazhdimësinë në ndeshje, pasi në stërvitje e ka gjetur. Ndeshjet janë ato që bëjnë diferencën, por është edhe pak e vështirë  me këtë kontingjent që kemi. Synimet që ka ekipi, të gjithë ata që futen në fushën e lojës, përveç se duhet të jenë 100% dhe ta ndihmojnë ekipin me atë që bëjnë, duhet edhe të dinë që ta ruajnë kualitetin. Nëse krenohemi me ata 11 që kemi në fushë, duhet të krenohemi edhe me ata 11 të tjerët në pankinë që janë shumë të rëndësishëm dhe mund të bëjnë akoma më shumë se ata që luajnë një ndeshje të caktuar apo dy.

Rregullat mjekësore –

Abilaliaj: Në historikun e klubit Partizani, me sa di është shmangur ardhja e Duamenës për shkak të rregullave strikte që kanë bërë drejtuesit. Stafi mjekësor është marrë me këto gjëra. Nuk mund ti thoja jo një kualiteti siç ishte Duamena, por te rregullat mjekësore nuk ka vend për diskutim. Ndaj përgjigja e çdo pyetje në lidhje me sulmuesin e tregon vetë historiku i situatës së Duamenës. Për këtë arsye Duamena nuk u bë pjesë e Partizanit, por firmosi tek Egnatia .

Mesazh për tifozët –

Abilaliaj: Dëshira jonë, pasi e dimë se edhe kërkesat janë jashtë zakonisht të larta për vetë markën që është Partizani. Për këtë arsye çdo ditë, cdo javë çdo muaj kërkojmë nga këta djem që të përligjin këtë lloj interesimi dhe të japin çdo sekondë maksimumin si në stërvitje dhe në fushën e lojës. Ndaj do të mundohemi që të përligjim edhe interesin e tyre të jashtëzakonshëm. Kështu që të gjithë si klub bëjmë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar. Kemi bërë një hap të mirë, por nuk kemi arritur asgjë. Vetëm duke dhënë maksimumin dhe korrur rezultate të rëndësishme u kemi dhënë përgjigjen më të mirë mbështetësve tanë që janë të shumtë anembanë vendit. Ky është një motiv shumë i rëndësishëm për të na shtyrë përpara, duke pasur parasysh se çdo fundjavë për neve është shfaqje ku duhet të shfaqemi mirë edhe për shkak të publikut tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.