Konferenca për shtyp e trajnerit Aleksandar Veselinoviç në prag të takimit ndaj Teutës

Pas fitores me Skënderbeun, e shihni skuadrën në gjendje optimale dhe a i druheni euforisë –

Veselinoviç: Nëse tani do të mendonim se kemi bërë diçka të madhe, do të bënim gabim të madh. Ne si gjithnjë duhet të jemi seriozë ndeshje pas ndeshjeje. Fituam me Skënderbeun, por ajo është e shkuar tashmë. Është kohë e shkurtër mes ndeshjeve dhe përballë kemi një skuadër të are si Teuta, ndaj së cilës duhet maksimumi i ares are dhe koncentrim 100%. Teuta ka luajtur ndeshje shumë të vështirë dhe ka marrë are në Korçë, përballë Tiranës, Egnatias, Elbasanit. Nëse nuk do ta respektonim Teutën, nuk do të ishte serioze nga ana jonë.

Keni fituar ndeshjen e are, do të jetë po aq e lehtë –

Veselinoviç: Kur luajtëm në Durrës kundër Teutës ishim të veshur me të shkurtra, ndërsa tani është ftohtë dhe po vjen dimri. Pra kanë kaluar shumë kohë. Nga ajo ndeshje Teuta ka ndryshuar, ne gjithashtu, kështu që pres një ndeshje krejt ndryshe.

Sa e vështirë është të ruash kreun e renditjes –

Veselinoviç: Më besoni, unë nuk mendoj aspak për këtë. Ky kampionat është shumë i ngjeshur mes ekipeve. Çdo ditë flas me lojtarët dhe i them që të mos shohim renditjen dhe të mendojmë vetëm rreth detyrave tona. Të bëhemi gjithnjë e më të mirë. Në këtë kampionat, 2-3 ndeshje mund të ndryshojnë gjithçka rreth renditjes. Këtu nuk ka kohë për të thënë: “Ej, tani jemi rehat”. Kush është i fortë mendërisht dhe stërvitet shumë mirë, do të jetë në krye. Është test për të gjithë.

Momentalisht, e keni grupin e plotë apo do të keni mungesa –

Veselinoviç: Në tre ndeshjet e fundit kemi luajtur në transfertë. Çdo ndeshje kemi shkuar pa 3, 4 apo 5 lojtarë. Të gjithë djemtë presin shansin e tyre. Tani pas dy muajsh kemi një ide më të qartë dhe më shumë gjerësi në zgjedhje. Është normale, sepse u bë dy muaj këtu dhe tashmë i konsideroj të gjithë kandidatë për formacionin. Por kemi sërish probleme me dëmtimet dhe Mehmeti është i pezulluar me kartonë. Ndonjëherë ne duhet edhe të përshtatemi mbi cilësitë e kundërshtarit. Unë i respektoj të gjithë rivalët përballë. Teuta ka treguar se meriton respekt nga ana jonë.

Janë zgjuar Bintsuka dhe Mba me nga dy gola në ndeshjet e fundit. Sa i rëndësishëm është për ju ky detaj –

Veselinoviç: Kam thënë se një lojtar mund të shënojë 40 gola dhe skuadra mund të jetë poshtë në renditje. Skuadra përgatitet që të gjithë lojtarët të jenë në gjendje të shënojnë. Bintsuka dhe Mba janë lojtarë fantastikë dhe kanë shumë ambicie, djem shumë të mirë gjithashtu. Luftojnë në çdo ndeshje për ekipin. Por për mua nuk ka rëndësi nëse sulmuesit shënojnë 5, 20 apo 30 gola. Ajo që më intereson është që në çdo moment të shfaqim në fushë idetë tona të lojës. E rëndësishme është sesi ata luftojnë, si bëjnë presing dhe si lëvizin në fushë kur topin e ka kundërshtari. Më intereson sjellja e tyre në fushë, në sulm, në tranzicion apo në mbrojtje. Në ndeshjen e fundit Zeka u ndje i sëmurë, Cara ishte i lodhur prej ngjeshjes së ndeshjeve. Rrapaj, që është lojtar fantastik, ishte i skualifikuar. Gjergji Kote bëri një ndeshje shumë të mirë në Korçë, Keko gjithashtu. Bintsuka ishte i djathtë dhe Mba në qendër. Këto zgjidhje për mua janë të rëndësishme. Kush do të jetë në fushë apo në stol, nuk është themelore për mua, sepse është në varësi të strategjisë, të tempos që zgjedhim apo që duhet të ndryshojmë gjatë ndeshjes. Siç e thashë, tani kam listë më të gjerë. Nganjëherë zgjedhim të luajmë me Bintsukën dhe Mba, por tani jam përballë jush para ndeshjes dhe vendimet mbeten brenda dhomave të zhveshjes. Për mua kjo stemë që kam në bluzë është më e rëndësishmja. Nëse shënon babai im nga Kroacia, miku im nga Serbia apo Olsi (Ranxhi), çdokush, për mua është e rëndësishme që Partizani të shënojë.

Jeni ndeshur me të gjithë rivalët tashmë dhe jeni në krye. Mendoni se keni ekipin më të fortë në Superiore –

Veselinoviç: Nëse pyet edhe trajnerët e skuadrave të tjera, secili prej tyre do të thotë se ka ekipin më të mirë. Në takimin tim të parë me lojtarët, u thashë atyre se për mua janë lojtarët më të mirët në botë. Nuk është korrekte të komentoj klubet e tjera. Le ta mbajmë shikimin tek oborri ynë. Këtu në Ballkan shumë njerëz pëlqejnë të shohin si e ka komshiu kopshtin, por unë pëlqej të mendojmë vetëm rreth kopshtit tonë.

Ju vjen keq që derbi i radhës me Tiranën do të luhet pa tifozë –

Veselinoviç: Për ne derbi i radhës është ai kundër Teutës nesër. Ne do të mendojmë vetëm rreth kësaj. E kuptoj pyetjen tuaj, është e zgjuar dhe jo pa arsye, por vërtet për mua ndeshja e nesërme është si të ishte finalja e Champions Ligës. Gjithashtu jam mjaft i kënaqur nga mbështetja e tifozëve dhe i kërkoj tifozëve të vazhdojnë me të njëjtën mënyrë, ta mbështesin skuadrën gjithmonë dhe më fort. Besoj se duke parë që lojtarët kanë motivimin maksimal, mendoj se e meritojnë një mbështetje siç ka bërë tifozëria deri tani.