Konferenca për shtyp e trajnerit Aleksandar Veselinoviç në prag të takimit ndaj Laçit

Çfarë mendoni të ndryshoni nga ndeshja me Dinamon –  

Veselinoviç: Çdo kundërshtar është i ndryshëm. Dinamo është një ekip ndryshe nga Laçi dhe çdo përgatitje për kundërshtarin e radhës është ndryshe. Një prej situatave është që koha është mjaft e shkurtër për të përgatitur ndeshjen me Laçin. Një ndryshim mjaft i madh është edhe fusha e Laçit e cila është me bar natyral, ndërsa ne punojnë dhe stërvitemi në terren me bar artificial. Një tjetër situatë janë edhe reshjet e shiut që kanë rënë gjatë këtyre ditëve dhe ne kemi punuar si ti përshtatemi terrenit në Laç. Kemi analizuar këto ditë ndeshjen me Dinamon dhe kemi nxjerr konkluzionet çfarë është bërë mirë dhe çfarë nuk ka shkuar mirë. Ne kërkojmë që ndeshje pas ndeshje të bëjmë gjithmonë më mirë. Çdo trajner përfshirë edhe mua kërkon të bëjë gjithçka perfekt, por është e pamundur që gjithmonë të bësh një ndeshje përfekte gjatë gjithë 90 minutave. Ndeshja me Dinamon mendoj se ishte e një niveli të mirë , por në disa momente ne mund të bënin edhe më mirë.

Laçi është një skuadër me vetëm 2 pikë. prisni një ndeshje të vështirë

Veselinoviç: Në opinionin tim edhe pse nuk jam ndeshur me Laçin, është një skuadër të cilën e respektoj si të gjitha ekipet e tjera të kampionatit. Mendoj se me atë që Laçi ka treguar në këto 4 javë loja apo performanca që kanë treguar në fushë  nuk i përgjigjen pikëve që ka aktualisht. Nëse do ti analizonim ndeshjet e tyre ata kanë luajtur si të barabartë me të gjithë kundërshtarët dhe çdo ndeshje e kanë interpretuar mjaft mirë.

Nesër Partizani e ka grupin të plotë –

Veselinoviç: Pas pak do të zhvillojmë seancën e fundit, në përfundim do të kem ide më të qarta për të gjithë lojtarët,për gjendjen e tyre fizike. Shpresoj që grupi të jetë i gatshëm pasi disa lojtarë kanë patur probleme, disa të tjerë kanë kaluar viroza , ndaj momentalisht nuk mund të them cilët do të jenë të gatshëm për nesër. Unë jam një trajner që kërkon të hedh në fushë lojtarët që janë në 100%  e tyre fizikisht. Partizani është një klub profesionist dhe ne duhet të marrim në konsideratë edhe detajet më të vogla jo vetëm për lojtarët , por në rastin konkret edhe për kushtet atmosferike në të cilat do të luajmë nesër. Ndeshja me Dinamon ishte një ndeshje shumë e fortë. Pas ndeshjes disa lojtarë ishin të lodhur pasi shpenzuan shumë energji. Gjithsesi ne duhet të përmendin faktin se e njëjta gjë është edhe për kundërshtarët dhe ne jemi gati për të gjitha situatat.

Sa ndikon në lojën e Partizanit fakti që mbrojtësit janë në një moshë shumë të re –            

Veselinoviç: Po është e vërtetë që reparti i mbrojtjes nuk ka shumë eksperiencë, pasi janë lojtarë në moshë mjaft të re. Të gjithë mbrojtësit Saliu, Bytyçi , Preka Janjeva janë të rinj dhe detyra e çdo trajneri që punon me lojtar të rinj është ti mbështes ata. Detyra ime është ti mbështes gjithmonë sepse kanë nevojë. Sigurisht ata mund të bëjnë edhe gabime, por çdo kush që luan futboll mund të bëjë gabime. Jo çdo lojtar i ri ka mundësi të jetë pjesë e Partizanit. Ne përpiqemi që të jemi pranë tyre. Kjo periudhë e tyre si pjesë e Partizanit mund të ndryshojë jetën e tyre. Mendoj se çdo lojtar i ri shqiptar duhet të jetë krenar që luan për Partizanin. Ata përpiqen shumë në stërvitje, janë shumë të motivuar dhe për këtë unë jam shumë i kënaqur, pasi i shoh se si mësojnë dhe kërkojnë të përmirësohen çdo ditë.

Si ju duket niveli i futbollit shqiptar Kategoria Superiore –

Veselinoviç: Gjimonë flitet për nivelin e futbollit. Kemi 5 kampionate më cilësore, Angli, Spanjë, Gjermani, Itali, Francë që janë niveli më i lartë. Kam punuar në Arabinë Saudite dhe tani futbolli atje pozicionohet në vendin e 8 të klasifikimit të Fifa- s një arritje fantastike. Edhe në shtetet e tjera si Turqia e me radhë niveli futbollit është mjaft i mirë. Këtu në Shqipëri ajo që është mjaft pozitive për nivelin e futbollit është fakti se askush nuk mund të thotë me bindje që neser mund të fitoj ndeshjen. Të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira. Për mua çdo pikë e marrë në kategorinë superiore është flori. Ne mundëm Teutën morëm 3 pikë , ndërkohë që Teuta fitoj në  korçë ndaj Skëndërbeut. Bylis – Tirana një ndeshje ku rezultati u përmbys disa herë. Dua ti përgëzoj të gjitha skuadrat, komplimente për atë çka dhurojnë në ndeshje. E përsëris edhe pse kam pak kohë këtu askush nuk mund të thotë që nesër na pret një ndeshje e lehtë. Ky është një bonus shumë i madh për futbollin shqiptar dhe sidomos për lojtarët e rinj, pasi çdo javë i pret një ndeshje shumë e fortë. Ky fakt është shumë pozitiv dhe progres për futbollin. Tabela e klasifikimit është një tjetër tregues pasi pas katër javësh skuadrat që kryesojnë kanë 7 pikë nga 12-të të mundshmet ndërsa diferenca me skuadrat e vendit të shtatë apo të tetë është vetëm 3 pikë. Ndaj jam i sigurtë në atë që citova pak më pare, çdo pikë e fituar është flori.