Sa ju ka shërbyer ndërprerja e kampionatit dhe si paraqitet gjendja e skuadrës –
Veselinoviç: Pas ndeshjes me Teutën vetëm sot na bashkohen Hadroj, Zeka dhe Ismaili. Tre ditë më parë grupit iu bashkua Buxhelaj dhe Preka pas imenjimeve me ekipin përfaqësues U-21 dhe sot për herë të parë do ta kem grupin e plotë duke shpresuar që lojtarët të jenë fizikisht mirë.
Ndeshja me Dinamo City e cila tashmë ka ndryshuar edhe trajnerin –
Veselinoviç: Fillimisht dua të respektoj traditën dhe historinë e klubit të futbollit Dinamo City. Mendoj se ata kanë punuar mirë dhe janë përgatitur në prag të takimit që do të luajnë ndaj nesh. Përsa i përket ndryshimit të trajnerit, në këtë profesion trajnerët lëvizin, por jam i bindur që çdo trajner që punon përpiqet të jap maksimumin e tij dhe ta përgatis skuadrën e tij me ide të reja.
Do të luhen 3 takime në harkun e pak ditëve, mund të jetë kjo problem për Partizanin –
Veselinoviç: Momentalisht që flasim ne jemi fokusuar totalisht në ndeshjen që do të luajmë ndaj Dinamo City. Nëse e mbani mend në daljen time të parë për mediat kam theksuar se puna jonë do të jetë hap pas hapi dhe do ti marrim ndeshjet një e nga një. Pas ndeshjes së nesërme do të mendojmë për sfidën e radhës dhe situatat që na presin. Mendoj se kjo situatë do të jetë e njëjtë për të gjitha ekipet që do të duhet të luajnë çdo 3 -4 ditë.
Lojtarët që kanë shfaqur probleme si Taipi, Mitongo apo Zguro janë gati për nesër –
Veselinoviç: Taipi është stërvitur normalisht përgjatë gjithë këtyre ditëve. Pas pak do të zhvillojmë edhe seancën e fundit dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve cilët do të jenë gati për nesër . E thash edhe pak më parë që vetëm sot kemi mundësi të punojmë me grupin e plotë. Taipi po ashtu edhe Mitongo e Zguro janë mirë fizikisht pas problemeve që kanë kaluar. Po ashtu do të na duhet të monitorojmë edhe gjendjen e Zekës , Hadroj dhe Ismailit me të cilët vetëm sot do të kem mundësi ti shikoj dhe flas si janë stërvitur dhe gjendjen e tyre fizike dhe më pas do të vendos. Të jem i sinqertë nuk mund tju them më shumë për momentin rreth këtyre tre lojtarëve. Të jesh pjesë e ekipit përfaqësues është një imazh dhe reklamë shumë e mirë për lojtarët, për Partizanin. Kur luajnë për kombëtaren lojtarët japin gjithçka shpenzojnë energji dhe tani do ti duhet ti rikthehen proçesit tonë. Por mendoj se ata janë profesionistë të vërtetë dhe do të përpiqen të japin maksimumin për Partizanin. Pasi të flas me lojtarët rreth gjendjes së tyre më pas do të vendosim . Dikush mund të luajë për 90 minuta një tjetër mund të luajë 20 minuta do të shohim.
Si e pritni ndeshjen me Dinamo City –
Veselinoviç: Të them të vërtetën Dinamo City ka lojtarë mjaft të mirë. Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe brenda klubit të tyre nuk më intereson dhe mendoj që nuk është korrekte që ta komentoj. Ndryshimi i trajnerëve ka sjellë ndryshime në skuadrën e tyre. Jam i bindur që njerëzit që punojnë në atë klub kanë idetë e tyre dhe janë të sigurtë në atë që kërkojnë. Përsa i përket trajnerit mendoj që ai ka idetë e veta përsa i përket drejtimit të skuadrës. Dua ta komplimentoj për punën shumë të mirë që ka bërë në drejtimin e Ballkanit. E thash ata kanë lojtarë mjaft të mirë, por ne jemi Partizani dhe duhet të mendojmë për vetën tonë.
Mund ta konsiderojmë të mbylliur merkaton e Partizanit –
Veselinoviç: E kam thënë edhe më parë nga momenti që jam këtu kam respektin maksimal për të gjithë lojtarët. Në çdo klub ku kam punuar lojtarët e mi janë më të mirë në botë. Përsa i përket merkatos unë flas për situatën në të cilën jemi tani, nuk e dimë se çmund të ndodhë nesër apo pasnesër.
Prej gati 2 javesh jetoni në Shqipëri, si është jeta këtu –
Veselinoviç: Jam 54 vjeç dhe dua të jem korrekt në fjalët që them. Bashkëshortja ime ishte në Shqipëri për disa ditë. Dua ta shijoj eksperiencën time këtu. Si punën në klub dhe qytetin dua të marr çdo ditë kënaqësi. Dua të theksoj se çdo situatë mua më motivon. Nëse marr diçka pozitive do të përcjell të njëjtin pozitivitet. Me duhet ta them dielli i Tiranës është shumë i mirë.