KATËR VAJZA TË PARTIZANIT GRUMBULLOHEN ME KOMBËTAREN U17

KATËR VAJZA TË PARTIZANIT GRUMBULLOHEN ME KOMBËTAREN U17

Katër futbolliste të Partizanit, Elin Hasanaj, Tea Hasanaj, Reiana Jahelezi dhe Ava Hysenaj, janë grumbulluar me Kombëtaren shqiptare U17 të Femrave për ndeshjet e UEFA European Women’s Under-17 Championship, Round 1 – League B.

Mes vajzave të grumbulluara janë edhe 14-vjeçaret Tea Hasanaj dhe Elin Hasanaj, dy prej talenteve të reja të klubit të kuq. Pavarësisht moshës së tyre, ato marrin mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në kategorinë U17.

 

Të katërta futbollistet ishin pjesë e Partizanit U17 që sezonin e kaluar u shpall kampion, nën drejtimin e trajneres Cyme Lulaj, duke kurorëzuar një sezon shumë pozitiv për vajzat e kuqe.

 

Kombëtarja shqiptare U17 do të zhvillojë në Shqipëri tri ndeshje në kuadër të raundit të parë të UEFA European Women’s Under-17 Championship – League B, ku përballë do të ketë Azerbajxhanin, Republikën e Irlandës dhe Kosovën.

 

Sipas shkresës zyrtare, Elin Hasanaj, Tea Hasanaj, Reiana Jahelezi dhe Ava Hysenaj do të jenë në dispozicion të Kombëtares nga 24 shtatori deri më 4 tetor 2026.

 

Një tjetër përfaqësim i rëndësishëm për sektorin e vajzave të Partizanit dhe një mundësi e vlefshme për katër futbollistet e reja për të fituar eksperiencë në arenën ndërkombëtare.