Katër talente të Akademisë Partizani pjesë e Kombëtares U-17 🇦🇱
Akademia Partizani vijon të konfirmojë punën cilësore me përfaqësimin e saj në ekipet kombëtare të moshave, ku këtë herë katër futbollistë kuqezi janë përfshirë në listën e Kombëtares U-17.
Bëhet fjalë për Dion Vata, Elson Himallari, Frensi Mali dhe Robin Balla, të cilët vijojnë të jenë pjesë e rregullt e grumbullimeve, duke treguar vazhdimësi dhe nivel të lartë në paraqitjet e tyre.
Secili prej tyre ka spikatur gjatë sezonit me skuadrat respektive të Partizanit, duke kontribuar ndjeshëm në ecurinë pozitive të ekipit.
Qëndrueshmëria në lojë, disiplinimi taktik dhe zhvillimi individual janë disa nga elementët që i kanë kthyer në pika referimi për grupmoshat ku aktivizohen.
Ftesat e njëpasnjëshme në Kombëtare janë një tjetër dëshmi e qartë e rritjes së tyre, por edhe e punës serioze që zhvillohet në Akademinë Partizani, e cila vijon të prodhojë talente për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Ndërkohë, skuadrat e Akademisë po zhvillojnë një sezon shumë pozitiv në kampionat, duke qëndruar në krye të renditjeve respektive dhe duke reflektuar progresin e vazhdueshëm të lojtarëve.
📅 NDESHJET MIQËSORE U-17
🇦🇱 Shqipëri – Letoni 🇱🇻
🗓️ 26 Mars
⏰ Ora 11:30
🇦🇱 Shqipëri – Letoni 🇱🇻
🗓️ 28 Mars
⏰ Ora 10:00
#listakuqezi #kombetarjau17