Futboll Vajza : Vllaznia shumë e fortë për Partizanin ! 
Një sfidë shumë e vështirë për vajzat e Partizanit në fushën e kampioneve të Vllaznisë në Reshit Rusi, ku u mposhtën 10:0. Me shumë mungesa dhe një ekip të ri, ishte e pamundur të konkurronin me kryesueseve të kampionatit.
Megjithatë, lajmi i mirë nuk mungon: 6 lojtare të Akademisë së vajzave të Partizanit janë grumbulluar me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë për ndeshjet ndërkombëtare:
• Marina Rushaj
• Ava Hysenaj
• Andrea Klleci
• Reiana Jahelezi
• Tea Hasanaj
• Elin Hasanaj

Ky është një tjetër dëshmi e punës së shkëlqyer të Akademisë dhe e talenteve që po rritim për të ardhmen e futbollit shqiptar të vajzave .



















