Partizani mirëpret Obiero Amos Nondi!
FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin më të ri në skuadër, mesfushorin kenian Obiero Amos Nondi. Futbollisti 26-vjeçar (i lindur më 10 shkurt 1999 në Ruiru, Kenia) ka firmosur një kontratë 1+1 vjeçare me të kuqtë, me opsion rinovimi .
Amos Obiero i bashkohet Partizanit pas tre sezonesh të suksesshme me Ararat Armenia, ku ka spikatur me paraqitjet e tij në mesfushë duke regjistruar mbi 144 ndeshje duke koleksionuar plot 11208 minuta . I njohur për qëndrueshmërinë, disiplinën dhe aftësitë në rikuperimin e topave, ai mund të luajë gjithashtu si mbrojtës i djathtë ose qendror . Obiero është pjesë e përfaqësueses së Kenias, ku numëron 10 ndeshje dhe 1 gol .

Profili i lojtarit Obiero Amos Nondi
Emri Obiero Amos Nondi
Datëlindja 10 shkurt 1999 (26 vjeç)
Vendlindja Ruiru, Kenia
Gjatësia 1.71
Pozicioni Mesfushor defensiv (mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë/qendror)
Kombëtarja Kenia – 10 ndeshje, 1 gol
Klubi i fundit Ararat-Armenia
Kontrata 1+1 vjeçare me KF Partizani
Pas kryerjes me sukses të vizitave mjekësore, Amos i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën për sezonin e ri me fanellën e kuqe .
#welcomeObiero #fkpartizani