FEMRA | Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

FEMRA | Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

Skuadra e drejtuar nga Aurora Seranaj nuk ka arritur të sigurojë një biletë për raundin tjetër të Kupës, duke u eliminuar në fazën e grupeve.

Në takimin e dytë ndaj Apolonisë, vajzat e Partizanit triumfuan me rezultatin 4-3, por kjo fitore nuk mjaftoi për të kaluar më tej. Golat për ekipin tonë u shënuan nga Thalita dhe Ferreira, ndërsa lojtarja më e re e skuadrës, Arlinda Kodra, realizoi një dopietë.

Tashmë fokusi është te kampionati, ku ndeshja e radhës do të jetë sërish ndaj Apolonisë.