
Ekipi ynë i femrave ka ndërprerë serinë e fitoreve. Në javën e 18 të kampionatit në takimin e luajtur në stadiumin Arena e Demave vajzat e kuqe janë mposhtur 0 – 2 nga rivalet e Apolonisë. Pas këtij rezultati skuadra e drejtuar nga Aurora Seranaj pas 18 javësh mbyll kampionatin në vendin e 4 duke siguruar një vend në Final 4 fazë e cila do të përcaktoj edhe fituesen e titullit kampion për këtë sezon futbollistik. Njëkohësisht vajzat e kuqe janë në luftë edhe për trofeun e kupës së shqipërisë pasi do të luajnë ndeshjen finale ndaj Apolonisë.