FEMRA LAÇI – PARTIZANI 0 – 10 Vajzat e kuqe vulosin një tjetër rezultat tenistik

FEMRA LAÇI – PARTIZANI 0 – 10 

Vajzat e kuqe vulosin një tjetër rezultat tenistik

 

 

Ekipi ynë i femrave vijon serinë e fitoreve tenistike. Në javën e 17 të kampionatit vajzat e kuqe kanë mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 0 – 10. Edhe kjo sfidë sikurse edhe të tjerat është dominuar totalisht nga skuadra jonë. 45 minutat e para janë mbyllur me avantazhin e pastër 0 – 7. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra e drejtuar nga Aurora Seranaj do të realizonte edhe 3 gola të tjerë. Sërisht sulmuesja jonë kryesore Begallo vijon të gjejë rrugën e rrjetës pasi edhe në këtë takim do të realizonte një tregolësh duke shënuar deri tani në total 51 gola në kampionat dhe kupë. Për skuadrën tonë kjo është fitorja e 6-të radhazi në kampionat duke vendosur një tjetër rekord të ri. Në 6 fitoret e radhës vajzat e kuqe kanë shënuar plot 86 gola duke pësuar vetëm 1. Pas javës së 17-të të kampionatit, Partizani ngjitet në kuotën e 39 pikëve duke u pozicionuar në vendin e 3.