David Fadairo kryen me sukses operacionin
David Fadairo kryen me sukses operacionin , pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë në ambjentet e Spitalit Amerikan 3, ku u vizitua edhe nga stafi ekipit dhe shokët e skuadrës.
Së shpejti 25 vjeçari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.
FK Partizani i uron David Fadairos rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.
#RikthehuMëiFortëDavidFadairo💪🔴
#ComeBackStrongerDavidFadairo💪🔴



















