AKADEMIA PARTIZANI | SEZONI FUTBOLLISTIK 2026/2027

AKADEMIA PARTIZANI | SEZONI FUTBOLLISTIK 2026/2027

Një sezon i ri nis për Akademinë Partizani, me sfida të reja dhe objektiva të qarta.

Të gjitha grupmoshat do të zbresin në fushë për të përfaqësuar fanellën e kuqe, duke vijuar rrugën e zhvillimit të talenteve dhe përgatitjes së futbollistëve të së ardhmes.

Me përkushtim, disiplinë dhe punë të përditshme, Akademia Partizani synon të vazhdojë traditën e formimit të brezave të rinj që do të mbajnë me krenari ngjyrat e klubit.