Akademia Partizani | Rezultatet dhe statistikat e javës

Akademia Partizani | Rezultatet dhe statistikat e javës

 

Skuadrat e Akademisë Partizani kanë mbyllur një javë të suksesshme, me performanca të spikatura dhe rezultate pozitive në të gjitha grupmoshat.

 

Fokusin e javës e mori U19, e cila arriti një fitore të rëndësishme në Korçë ndaj Skënderbeut, 1-2, duke marrë kryesimin në klasifikim.

Ndërkohë, ndeshja e U17 në Shkodër ndaj Vllaznisë rezultoi më e vështirë dhe përfundoi barazim 1-1. U16, U14 dhe U13 rikthyen frymën e fitoreve:

U16 mposhti Elbasanin 2-0

 

U13 mundi Vorën 4-0

 

U14 fitoi lehtësisht ndaj Vorës 12-2

 

E vetmja humbje e javës erdhi për U15, që u mundën 2-0 nga kryesuesit e Shënkollit në një fushë të vështirë.

Në total, nga 6 ndeshje, Akademia regjistroi 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, me 21 gola të shënuar dhe 6 të pësuar, një bilanc pozitiv që tregon rritje dhe vazhdimësi .

 

 

Fitore të rëndësishme përmenden të kësaj fundjave :

U19, që mori kryesimin në Korçë

 

U13, që hyri në 4-reshen e Playoff-it

 

U16, që rikthehet tek rezultatet pozitive dhe loja e mirë

 

Lojtarët që spikaten këtë javë:

 

Neid Banushi – mesfushor, U19 gol dhe paraqitje dinjitoze

 

Orest Bucka – sulmues, U16 gol dhe paraqitje dinjitoze .

 

Eldion Duriçi – U14 4 gola dhe 4 asist

 

Rijad Kasamaj – U13 gol dhe vazhdimësi me paraqitje pozitive

 

 

Tashmë sfidat e ardhshme do të jenë vendimtare për pjesën më të madhe të skuadrave të kuqe me përballjet ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë .

 

Më 4 prill pritenb luhen takimet e javës 23 dhe ndeshjet më rëndësishme për grupmoshat U19, U18 dhe U17 :

 

U19: Partizani – Laçi

U18: Tirana – Partizani

U17: Partizani – Vora