Akademia Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik

Akademia Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik

 

Akademia Partizani ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2026-2027. Në ambientet e Kompleksit të Kombëtares në Kamëz, skuadrat e grupmoshave të ndryshme zhvilluan seancën e parë stërvitore on, duke çelur një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre sportiv.

Pas një sezoni ku Akademia Partizani ishte protagoniste në të gjitha kategoritë, me tituj, finale dhe paraqitje të rëndësishme në kampionatet kombëtare, futbollistët e rinj janë rikthyer në fushë me energji dhe motivim të lartë për të vijuar procesin e zhvillimit dhe rritjes së tyre.

Nën drejtimin e stafit teknik, seanca e parë u fokusua në vlerësimin e gjendjes fizike të lojtarëve pas periudhës së pushimeve, si dhe në rikthimin gradual në ritmin stërvitor. Përveç aspektit fizik, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zhvillimit teknik, taktik dhe edukimit sportiv të futbollistëve.

Akademia Partizani mbetet një nga projektet më të rëndësishme të klubit, me objektivin për të formuar lojtarë cilësorë dhe për të furnizuar ekipet e klubit dhe kombëtaret shqiptare me talente të së ardhmes.

Sezoni i ri premton sfida të shumta, ndërsa të kuqtë kanë nisur tashmë punën për të qenë sa më të përgatitur për kompeticionet që i presin në muajt në vijim. 🔴