Kampionët në fuqi falë suksesit 4 – 0 ndaj Erzenit sigurojnë vendin e dytë në klasifikim. Të kuqtë e mbyllin në kutoë të barabartë pikësh 63 së bashku me Egnatian. Në sfidën e fundit për këtë sezon të luajtur në “Arenën e Demave” të besuarit e trajnerit Orges Shehi kanë kaluar lehtësisht kundërshtarët e Erzenit. Gjithçka do të vulosej në 45 minutat e para. Në minutën e 9 Asani në tentativë për të larguar topin nga zona, e përplas te koka e Mba dhe topi i devijuar pushon në rrjetë. Në fushë është vetëm një skuadër dhe epërsia e skuadrës tonë konkretizohet në minutën e 20. Skuka me një veprim të zgjuar mposht portierin Hasanbellli duke dyfishuar shifrat. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në këto shifra në munutat 43 dhe 45 Partizani thellon avantazhin. Fillimisht është mesfushori Mehmeti. Ish lojtari i Erzenit realizon golin e 3 dhe në respekt të ish skuadrës së tij nuk feston. 2 minuta më pas Mba konkretizon saktë një harkim nga e djathta duke vulosur rezultatin në shifrat 4 – 0.
Pjesa e dytë nuk ka shumë histori teksa trajneri Shehi vendos ti jap minuta lojtarëve të stolit duke hedhur në fushe, Koten, Ismailin, Zekollin, Kekon dhe Vilën. 13 minuta nga fundi Partizani mbetet në inferiorite numerik pas daljes me karton të kuq të Kotes. Gjithsesi rezultati nuk ndryshon dhe minutat e mbetura nuk sjellin asnjë ndryshim.
Vërshëllima e kryesorit Ferataj fikson fitoren 4 – 0 të skuadrës tonë e dyta në këtë sezon e rregjistruar po në të njëjtat shifra ndaj Erzenit. Kampionët në fuqi në 36 javë të luajtura koleksionojnë 17 fitore, 12 12 barazime dhe 7 humbje me një golavarazh 51 gola të shënuar dhe 29 të pësuar.