80 VITE KRENARI E KUQE

80 VITE KRENARI E KUQE

Partizani feston përvjetorin jubilar të krijimit

Klubi i Futbollit Partizani festoi mbrëmjen e 4 shkurtit 80-vjetorin e krijimit të tij, në një ceremoni solemne të organizuar në ambientet e kompleksit sportiv Partizani. Eventi u zhvillua në një atmosferë festive dhe dinjitoze, duke reflektuar historinë, traditën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të klubit si një ndër institucionet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.


Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë legjenda të klubit që kanë shkruar historinë me fanellën e kuqe, si edhe përfaqësues të politikës, artit dhe drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët i dhanë edhe më shumë peshë simbolike këtij momenti historik për të kuqtë.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse presidenti i klubit Z.Gazment Demi, rikujtoi premtimin e dhënë në përvjetorin e 70-të, se Partizani do të kishte “shtëpinë e tij: Sot, ky premtim është kthyer në realitet përmes ndërtimit dhe funksionimit të një kompleksi sportiv modern sinkron Gazi…..

Ceremonia shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi trashëgiminë sportive dhe institucionale të Partizanit, rolin e tij në formimin e brezave të rinj dhe promovimin e vlerave të sportit dhe identitetit të klubit legjendë.
Me 80 vite histori, suksese dhe emocione, Partizani vazhdon të mbetet një simbol krenarie për tifozerinë e kuqe dhe një emër i rëndësishëm në futbollin shqiptar.