Katër futbollistë të Akademisë Partizani grumbullohen me Kombëtaren U-17

Akademia Partizani vijon të konfirmojë nivelin dhe cilësinë e saj në futbollin e moshave, teksa katër futbollistë kuqezinj janë ftuar nga Kombëtarja Shqiptare U-17 për ndeshjet e Raundit të Dytë Kualifikues të Kampionatit Europian.
Dion Vata, Elson Himallari, Robin Balla dhe Frensi Mali janë përzgjedhur nga trajneri Armand Dama për të qenë pjesë e grumbullimit të Kombëtares U-17 në dy përballjet zyrtare ndaj Letonisë dhe Ukrainës, të cilat do të zhvillohen më 3 dhe 9 qershor.
Katër talentet e Akademisë Partizani kanë qenë protagonistë gjatë gjithë sezonit me skuadrat respektive, duke treguar zhvillim të vazhdueshëm, cilësi të spikatura dhe paraqitje pozitive që kanë tërhequr vëmendjen e stafit teknik të Kombëtares.
Ftesa e tyre është një tjetër dëshmi e punës së shkëlqyer që zhvillohet në Akademinë Partizani, e cila vazhdon të furnizojë ekipet kombëtare me futbollistë të talentuar dhe me potencial për të ardhmen.
Klubi i Futbollit Partizani i uron Dion Vatës, Elson Himallarit, Robin Ballës dhe Frensi Malit shumë suksese me fanellën kuqezi dhe paraqitje sa më të mira në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.
🔴⚫🇦🇱
#Partizani #AkademiaPartizani #KombetarjaU17 #ListaKuqezi



















