Partizani U-16 vijon serinë e fitoreve, drejt një sezoni rekord

Partizani U-16 vijon serinë e fitoreve, drejt një sezoni rekord

Skuadra U-16 e Partizanit, nën drejtimin e trajnerit Algert Hurdha, ka arritur fitoren e 14-të radhazi në po aq javë kampionati, duke triumfuar në transfertën ndaj Teutës me rezultatin 4-1.

Ndeshja u hap me golin e Samed Lushakut në minutën e 34-të. Në pjesën e dytë, debutuesi Kleron Allushaj shënoi në minutën e 48-të, ndërsa dy minuta më vonë, Nikola Hykollari e çoi rezultatin në 3-0. Elson Himallari shtoi golin e katërt në minutën e 58-të, duke shënuar golin e tij të 20-të personal këtë sezon. Teuta arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitoreje, Partizani U-16 kryeson renditjen me 42 pikë, 12 më shumë se ndjekësi më i afërt, Vllaznia. Me 54 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar, të kuqtë e Hurdhës janë në rrugë drejt vendosjes së rekordeve të reja këtë sezon.