🏆 Akademia Partizani 🏆 17-vjeçarët shpallen kampionë të Shqipërisë
🔴 Skuadra U17 e Akademisë Partizani ka arritur sot suksesin e parë sezonal, duke siguruar titullin kampion pas një barazimi 3-3 ndaj Tiranës, në ndeshjen e zhvilluar në fushën e kompleksit “Skënder Halili”.
⚽️ Në një sfidë të luftuar deri në fund, djemtë e trajnerit Aldo Duro treguan vendosmëri dhe qetësi në momente kyçe, duke marrë rezultatin që u duhej për të siguruar trofeun. Për “të kuqtë” shënuan dy gola Elson Himallari dhe një gol Ergit Hyka , duke ndihmuar ekipin të finalizonte një sezon të suksesshëm.
🏆 Ky titull vjen si shpërblim i punës së palodhur dhe angazhimit të përditshëm që Akademia Partizani investon në rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Arritja e sotme është një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit afatgjatë të klubit.
🔴 Partizani konfirmon edhe një herë veten si një nga akademitë më serioze në vend, duke ndërtuar me kujdes brezat e ardhshëm të ekipit të parë.
#akademiapartizaniofficial #përjetmetypartizan🔴 #partizaniu17