🔴 ZYRTARE | Mladen Milinkoviç , trajneri i ri i Partizanit!
FK Partizani prezanton zyrtarisht Mladen Milinkoviç si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2025–2026. Trajneri serb sjell eksperiencë të gjatë nga kampionatet e Ballkanit dhe Europës, ku ka drejtuar ekipe si Buduçnost, Kukësi, Luftëtari, Keşla FK , Al Sahel dhe Syrianska.
⚽ Karriera si trajner:
Mladen Milinkoviç ka ndërtuar një profil të respektuar si trajner, duke drejtuar ekipe në disa prej kampionateve më sfiduese në rajon:
Buduçnost Podgorica (Mali i Zi): Dy periudha të suksesshme, duke fituar 3 trofe , 2 herë titullin kampion dhe 1 kupë .
Kukësi & Luftëtari (Shqipëri): I njohur për stilin ofensiv dhe ringritjen e skuadrave shqiptare në nivele të larta gjatë periudhë 2016 – 2018 .
🗣️ Deklarata e parë:
“ Për mua është nder të jem pjesë e Partizanit. Do të punoj fort për të rikthyer këtë emblemë në majë të futbollit shqiptar.”
🎯 Objektivi i qartë: Të ndërtojmë një skuadër konkurruese për titullin kampion .
📸 Pas prezantimit në “Arena e Demave”, Milinkoviç zhvilloi takimin e parë me skuadrën .
🔴 Mirësevjen në familjen e kuqe, Mister Milinkoviç !
#WelcomeToTheRedFamilyMladenMilinkoviç #MirësevjennëFamiljenEKuqe #FkPartizani #ArenaeDemave



















