🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT FLORIN BRATU PAS TAKIMIT NDAJ TEUTËS 👇

🎙️| PRONONCIMI I TRAJNERIT FLORIN BRATU PAS TAKIMIT NDAJ TEUTËS 👇

Bratu: Ishte një ndeshje e vështirë.

 

E dija këtë sepse u ndesha me ndoshta një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, ndërsa unë isha debutues. Unë do të doja të fitoja, por mendoj se është një pikë që ngjan si tre për ne, se kemi luajtur 55 minuta pa një lojtar të rëndësishëm për ne. Por mendoj se që kur kam ardhur këtu, dua të krijoj nga ekipi i Partizanit një frymë skuadre dhe për këtë arsye, duhet të nisemi me këtë pikë të mirë, pasi jam krenar me lojtarët e mi pasi ata luftuan deri në fund.

 

 

Ndërrova sistem pas pjesës së parë, luajtëm me 5-3-1, pasi kishin lojtarë të mirë në lojën në ajër. Desha të kishim superioritet mbrapa, me Mijën. Për këtë arsye krijova diçka për të bllokuar Teutën dhe mendoj se e meritojmë këtë pikë mjaft të mirë për ne.

 

Pozicioni i Human –

 

Bratu: Unë punova thuajse në të gjitha ndeshjet miqësore me Human në të majtën, sepse kam parë 10 ndeshjet e fundit të Partizanit nga sezoni i kaluar. E kam parë si 10, por e ka nisur si 6 apo 8, duke u tërhequr shumë. Për këtë arsye, në të majtën i jap më shumë hapësirë dhe për të qenë më pranë portës. Gjithashtu sot, deri te i kuqi, mendoj se ishte lojtari më i rrezikshëm i yni dhe krijoi disa gjëra të veçanta në sulm.

Jam i lumtur, nuk prisnim lojtarë të tjerë në këtë moment. Jam i lumtur për Vatën, sepse është një lojtar i ri, shqiptar, dhe unë dua të tregoj futbollin shqiptar, që ju keni më shumë talent. Mendoj se në këtë moment Partizani mund të fitojë një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen, por ai duhet të ketë ekuilibër në këto momente dhe të jetë sa më punëtor.

Merkato –

Bratu: Nuk mendoj për merkaton tani. Jam ende në tension nga ndeshja dhe të shohim në javën e ardhshme. Por jam i kënaqur për lojtarët që kam deri tani.